Rekorde dhe spektakël, 21-vjeçari Cole Palmer mahnit Chelsean

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cole Palmer po përjeton një sezon ëndrrash në Londër.

Djaloshi që erdhi pa bujë nga Manchester City gjatë verës së kaluar, po bënë “zhurmë” me formën dhe golat e tij, teksa 21-vjeçari ishte përcaktues në suksesin 6-0 ndaj Everton, në takimin e vlefshëm për javën e 33-të të Premier League.

Jo vetëm vendimtar, por Palmer tani po vendos edhe rekorde te Chelsea, ndërsa ka nisur të bëhet shpejtë pjesë e historisë së “Bluve”.

Ndaj Everton, Palmer, i lindur në Manchester, por që duket totalisht i krijuar për Chelsea-n, realizoi katër gola, “pokeri” parë personal në karrierë, teksa tani e sheh vetën përkrahë Erling Haaland në krye të listës së golashënuesve me 20 gola sezonal, por nuk duhet harruar edhe fakti që ai ka dhënë edhe 9 asist.

Jo vetëm kaq, por Palmer u bë lojtari i parë në historinë e klubit që realizon në shtatë ndeshje radhazi në “Stamford Bridge”, statistikë që tani edhe mund të thellohet.

Sa i përket të ardhmes, Palmer është në kërkim edhe të asistimit të radhës, pasi në atë mënyrë si golat, por edhe asistimet do të ishin me dy shifra, që do ta bënte atë lojtarin e parë në historinë e klubit që kompleton një statistikë të tillë në sezonin debutues në Londër.

Ndeshja e radhës e vendos Chelsea-n dhe Palmer-in ndaj Manchester City-t në gjysmëfinalen e FA Cup, teksa në kampionat, “Blutë” tashmë janë në garë edhe për vendin e gjashtë, për të prekur Europën edhe nga Premier League.

Të fundit

Moment historik/ Shkencëtarët kinezë zhvillojnë kurën për shërimin e diabetit

Në një moment historik të rëndësishëm të mjekësisë, shkencëtarët kinezë kanë shëruar me sukses diabetin tek një pacient duke...

Merret vendimi, vizitorët do paguajnë më shumë për të vizituar Kullën Eiffel

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Pse flamingot janë rozë?

Flamingot janë të njohur për pendën e tyre të gjallë rozë, e cila mahnit vëzhguesit në mbarë botën. Faktori mbizotërues që kontribuon në ngjyrën...

Asfaltimi i rrugëve në Farkë, Veliaj: I japim vlerë si qendrës, ashtu edhe periferisë

Ekipet e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë vijuar punën asfaltimin e rrugëve në zonën e Farkës, në kryeqytet. Veliaj shprehet se puna po vijon...

Profesionet e lira/Drejtoria e Tatimeve sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se bizneset që nuk ofrojnë shërbime profesionale sipas përcaktimeve të vendimit me listën analitike, por ndërkohë figurojnë...

Lajme të tjera

Web TV