Igli Hasani viziton Hashim Thaçin në Hagë: E drejta një ditë do triumfojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se e ka informuar ish-presidentin Thaçi për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rajon.

“Optimistë se e drejta një ditë do triumfojë. Mbështetja jonë nuk do t’i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë. Thaçi, kthjelltësi e vizion për të ardhmen. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht.

Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet, as sakrificat e bijve të tij. E informova për zhvillimet më të fundit në vendin tonë dhe në rajon. Shqipëria do të këmbëngulë për një proces gjyqësor të hapur e transparent” tha Hasani./F.M

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV