Qeveria miraton pr/ligjin për pagesat e prapambetura të ish-punonjësve të Kombinatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagesat e prapambetura për punonjësit e Kombinatit mekanik të Policanit do të shlyhen nga buxheti i shtetit. Lajmi u konfirmua nga ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ku njoftoi miratimin e  pr/ligjit të posacëm për shlyerjen e këtyre detyrimeve.

“Kemi miratuar, pr/ligj për pagesat e prapambetura të ish punonjësve të Kombinatit mekanik të Policanit. Një lajm I shumë pritur nga dhjetëra punonjës të këtij kombinati.

Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake. Ka nevojë për investime, investitorë, ndërmarrjet shtetërore i kemi në proces transformimi në Sh. A. për ta riaktivizuar përmes investimeve për të zhvilluar industri.

Ky pr/ligj do të marrë rrugën e vet drejt Kuvendit. Shoqëritë aksionere këto detyrime duhet t’i paguajnë vetë, supozohet që duhet të dalin me fitim. Ne nuk e inkurajojmë që detyrimet e akumuluara në vite nga Sh.a të bëhen praktikë të paguhen nga buxheti i shtetit, por ky është një rast specifik, ndaj miratuam këtë ligj të posacëm, mund të jetë një rastet e fundit, kur buxheti i shtetit merr përsipër të shlyejë këto detyrime.

Kemi marrë përsipër pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore të prapambetura për mbi 120 punonjës, bëhet fjalë për rreth 83 milionë lekë. Kemi parasysh Policanin, Mjekësin dhe Gramshin. Në Gramsh dhe Mjekës kanë një lloj aktiviteti që lidhen kryesisht me demontimin. Nuk kanë detyrime si në Polican.

Kemi interesime, nga investitorë të huaj, kanë parë potencialin e tyre. Duam të ndryshojmë nga ‘Shqipëria 1 euro’, te ‘Shqipëria partnere’ qoftë te investitorët e huaj, qoftë vendas.”- u shpreh Peleshi./e.t

Të fundit

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë...

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Lajme të tjera

Web TV