“Skifterët” në Durrës në gjueti për “Range Rover”, vidhet një tjetër automjet (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër automjet tip Range Rover, prodhim i vitit 2015, është vjedhur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.12, në rrugën “Neki Libohova”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duken momentet kur hajduti merr automjetin e parkuar në anë të rrugës dhe largohet me të.
Pronari i mjetit, shtetasi S. C., ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur hajdutin e mjetit dhe njëkohësisht për të gjetur makinën.
Pak ditë më parë, një tjetër mjet Range Rover u vodh në Durrës, në lagjen nr.4 dhe vetëm disa orë më pas ai u gjet në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë.

Vitin e kaluar në Durrës u denoncuan në polici 27 automjete të vjedhura, me një mesatare rreth 2 automjete çdo muaj, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 8 autorë./E.T

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Durres Lajm (@durreslajm.al)

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV