Zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, çka do të vërë përpara prove popullaritetin e kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe partisë së tij konservatore në pushtet HDZ, të akuzuar nga kundërshtarët për korrupsion dhe nepotizëm.

Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, shpreson ta shfrytëzojë mbështetjen e kahershme që gëzon në vend për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përdorimin e euros në vend dhe rritjen e turizmit.

Por kroatët janë lodhur nga qeverisja e Bashkimit Demokratik Kroat, e cila ka dominuar politikën e vendit që nga pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991.

Analistët thonë se skandalet e shumta të korrupsionit, përfshirë emërimin nga kryeministri Plenkoviç të një prokurori të njohur për lidhjet me njerëz të përfshirë në marrëveshje korruptive, mund ta dëmtojnë shumicën e saj. Zoti Plenkoviç e mohon keqbërjen.

“Unë do të votoj për SDP-në sepse lufton kundër korrupsionit, për ta bërë më të lehtë për ne të rinjtë, për të ndaluar emigrimin nga Kroacia dhe për të moshuarit, për të rritur pensionet dhe pagat”, thotë Sasa Zarkovic.

Rreth 3.7 milionë votues do të zgjedhin mes më shumë se 2,000 kandidatëve. Qendrat e votimit hapen në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 19:00. Rezultatet zyrtare priten gjatë ditëve në vijim.

Sondazhet më të fundit nga IPSOS tregojnë se partia HDZ pritet të marrë 60 vende në parlamentin me 151 anëtarë, më shumë se çdo parti tjetër, por jo të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Rivali kryesor i zotit Plenkoviç është Presidenti Zoran Milanovic, i cili tha se do të jepte dorëheqjen për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate (SDP) e merr pushtetin me ndihmën e partive të tjera më të vogla./VOA

Lexo edhe :  6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

/F.M

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV