Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në fazën e mjaltit të marrëdhënies.

Situata bëhet edhe më emocionuese kur personi që është ulur përballë jush i përgjigjet synimeve dhe projekteve që ju keni për të ardhmen. Por, atëherë kur ju nuk e prisni, partneri/ja tërhiqen, nuk dërgojjë më mesazhe dhe nuk flasin më për planet bashkë. Kjo ndryshe njihet si “mashtrimi i së ardhmes” dhe ekspertët thonë se është një flamur i kuq ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes.

“Mashtrimi i së ardhmes është një taktikë manipulimi e përdorur shpesh nga individët me prirje narcisiste. Kjo, për të zhvendosur vëmendjen nga momenti i tanishëm në të ardhmen, në mënyrë që ata të ruajnë kontrollin mbi marrëdhënien dhe të shmangin marrjen e përgjegjësive për veprimet e tyre”, thotë Joel Frank, psikolog klinik.

Kur përkushtoheni në një marrëdhënie, është e natyrshme të përqendroheni në cilësitë e mira të partnerit/es dhe të jetoni me shpresë për të ardhmen. Problemi është se kjo situatë mund të krijojë një mungesë stabiliteti që bëhet e pashëndetshme nëse nuk trajtohet.

Shenjat që tregojnë se partneri/ja po ju mashtron për të ardhmen

Mashtrimi u referohet njerëzve që bëjnë premtime të rreme, vetëm për të shpërndarë ide pozitive, ndërkohë që ai/ajo shmangen kur vjen puna tek takimi i familjeve respektive, te premtimi për një darkë bashkë, një aktivitet ndryshe etj.

Një tjetër shenjë: Janë pasigurit ndaj partnerit/es.

Supozojmë se nuk jeni të kënaqur me punën tuaj për shkak të pagës të ulët. Një mashtrues/e e së ardhmes mund t’ju bëjë presion që të hiqni dorë ose të këmbëngulni për të paguar faturat ndërsa jeni i/e papunë.

Lexo edhe :  FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Mos harroni, këta persona janë të aftë për ta hequr fajin nga vetja dhe për ta kaluar tek të tjerët, vetëm që të dalin mirë në sytë e partnerit/   S.M

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV