Pink padit Pharrell Williams, por pse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi ligjor përfaqësues i këngëtares Pink ka ngritur të enjten padi ndaj Pharrell Williams, në gjykatën federale, me pretendimin se marka tregtare që po përpiqet ai të regjistrojë është shumë e ngjashme me emrin e artistes.

Pink, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, ka aplikuar për të drejtat ligjore të markës “PINK”, që në vitin 1999 dhe u regjistrua zyrtarisht dy vite më vonë.

“Marka P.INC është shumë e ngjashme në shikim, në tingull, kuptim dhe shprehi komerciale. Po ashtu shërbimet që do të ofrohen janë shumë të ngjashme me të këngëtares dhe do shkaktojnë konfuzion publik, pasi do reklamohen në të njëjtat kanale”, deklarohet në dosjen ligjore e avokatëve të këngëtares.

Me besimin se kjo markë e re e Williams do dëmtojë biznesin e Pink, ata po kërkojnë të rishikohet leja e regjistrimit.

Në muajt e fundit Pharrell Williams ka marrë edhe një tjetër akuzë të ngjashme muajin që i shkoi nga marka “Neptunes”. Nuk ka ende reagime zyrtare për këtë çështje./E.Ç

Të fundit

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Vietnam 1972/ Djegia me napalm, fotoja me vajzën që klithte tronditi botën

Imazhi u bë një nga simbolet më ikonike dhe të fuqishme, duke ndikuar në opinionin publik global dhe lëvizjet kundër luftës. Nga Leonard Veizi Ajo vraponte....

Masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda falënderon efektivët dhe qytetarët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të...

Barazimi pa gola kundër Serbisë/Duka: Meritonim tri pikë, ndeshja me Letoninë vjen shpejt

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komentoi barazimin 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Duka thotë se me lojën në fushë djemtë kuqezi...

Lajme të tjera

Web TV