Turizmi nuk po nxit prodhimin vendas, por importet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e sektorit të turizmit, në një tjetër rekord të ri këtë vit, po nxit importe të larta në artikuj që lidhen me industrinë.

Në tremujorin e parë të vitit, industria e turizmit është në kulmin e përgatitjeve për sezonin e verës. Zakonisht në këtë periudhë kryhen blerjet për furnizimet e strukturave hoteliere, të cilat po shënojnë rritje nga viti në vit.

Të dhënat mbi tregtinë e jashtme në tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se importet e çadrave të diellit në sasi u rritën me 61% në janar-mars 2024 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Zhvillimi i turizmit po nxit edhe shërbimet e lundrimit me varka dhe anije të vogla, të cilat po bëhen të zakonshme në turizmin detar dhe liqenor. Të dhënat tregojnë se sasitë e importeve të varkave dhe mjeteve të lundrimit shënuan rritje me 79% në tremujorin e parë të vitit.

Gjithashtu importet e produkteve prej kashte shënuan rritje me mbi 45%. Rritje me mbi 15% pati edhe grupi “Mobileri, krevate, dyshekë, llampa etj”.

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se, zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e importeve në produkte kryesore të konsumit në vend dhe sidomos tek ushqimet.

Në tremujorin e parë të vitit, importet e grupit të ushqimeve shënuan rritje me 22%, dhe në disa grupe si zarzavatet dhe frutat rritja ishte mbi 60%.

Ekspertët e sektorit analizojnë se, pjesa dërrmuese fitimeve të sektorit të turizmit ikën sërish jashtë vendit për importet e lëndës së parë që i duhen hoteleve dhe restoranteve. Nëse turizmi nuk lidhet me sektorë të tjerë të ekonomisë dhe sidomos me prodhimin, do të mungojnë përftimet me bazë të gjerë.

Lexo edhe :  Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Të dhënat tregojnë se paralelisht me rritjen e turizmit ka një dobësim të fortë të sektorit prodhues. Rritja e prurjeve valutore e ka dobësuar ndjeshëm euron vitet e fundit, duke iu ulur fitimet e eksporteve vit pas viti.

Eksportet e mallrave në vlerë pësuan rënie me 21% në tremujorin e parë të vitit, teksa linja të vogla dhe mesme të prodhimit janë futur në një proces falimenti masiv.

Zhvendosja e menjëhershme e ekonomisë nga prodhimi te shërbimet vlerësohet me kosto nga ekspertët pasi po rrënohet një përpjekje prej dy dekadash e produktit “Made in Albania”.

Ekspertët sugjerojnë se prodhuesit duhet të përshtaten me kërkesat e turizmit, por të dhënat tregojnë se sektorët gjejnë vështirësi që lidhen me njëri-tjetrin. P.sh., në vitin 2022 teka u pa një rritje fortë e njësive të akomodimit, kishte një rënie të fortë të bizneseve të mobilieve./ Revista Monitor/    S.M

Të fundit

“Prometeja e Kuvendit si urë lidhëse mes Ekzekutivit dhe Legjislativit”

Nga Klevis Bakillari Elisa Spiropali, një emër që përdoret shpesh si sinjal lëvizjeje dhe transformimi në politikën shqiptare, u emërua...

17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e...

Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Kuzhina shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim nga turistët e huaj, duke u kthyer në një përvojë kyçe për ta të udhëtimit...

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i së vërtetës po afrohet. Armëpushimi është...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV