Sofia Vergara thotë se nuk do të ketë më fëmijë për një arsye të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se aktorja e njohur po reflekton për mëmësinë, faktin që është bërë nënë në moshë të re, teksa e ka konsideruar të mbyllur kapitullin e fëmijëve. Në një intervistë për People, Sofia Vergara ka folur troç duke u shprehur se nuk dëshiron të ketë më fëmijë.

Aktorja kolumbiane është nënë e një djali të vetëm që ajo e ka sjellë në jetë kur ishte vetëm 19 vjeçe.

“Jam shumë e lumtur që u bëra nënë në një moshë të re, sepse tani unë jam gati 52 vjeçe dhe im bir 32 vjeç. Do të doja të kisha qenë më në moshë ndonjëherë, për të qenë më e pjekur dhe më e përgatitur për të qenë nënë, por mua thjesht më ndodhi. Ndaj, pasi u bëra mama, vendosa të ecë përpara dhe të mos e kthejë kokën pas. Unë u rrita bashkë me djalin tim,” u shpreh aktorja për revistën People.

Sipas aktores, ka plot gjëra në jetë që mund të duken ide të mira, por në fakt nuk janë. “Unë e di se ç’do të thotë të jesh një nënë e mirë ose të përpiqesh të jesh nëna më e mirë e mundshme. Kjo kërkon shumë sakrifica dhe energji,” shton ajo.

Pavarësisht vendimit të saj për të mos pasur më fëmijë, me ecurinë e mjekësisë dhe zhvillimet e fundit, sot gratë mund të kenë fëmijë edhe në moshë të madhe. Por, duket se Sofia e ka ndarë mendjen në faktin e të mos bërit nënë sërish.

“Natyra të jep disa sinjale, në moshën 50-vjeçare je gati në menopauzë, pra është shenjë nga Zoti që duhet ta ndash mendjen për të mos bërë më fëmijë. Në rastin tim, ka qenë edhe mënyra si e kam jetuar jetën, karriera, martesa dhe shumë faktorë që ndikuan në këtë vendim. Ndaj, nuk e pashë të drejtë të sillja në jetë një fëmijë për të cilin nuk do të isha 100% e dedikuar”.

Lexo edhe :  Pas daljes nga BBVA, Klajdi Musabelliu surprizon me këngën “E bukur”

Kujtojmë këtu faktin që aktorja u nda zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Joe Manganiello këtë vit, ndërsa ky i fundit e kishte shprehur dëshirën për fëmijë dhe zgjerimin e familjes./E.Ç

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV