Si të shpëtosh nga marrëdhënia toksike që ke me sheqerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do shumë studime për të kuptuar se sheqeri është i përfshirë në dietat moderne dhe jo vetëm! Në ditët e sotme edhe kur nuk e shpreh me zë të lartë praninë e këtij përbërësi, sheqeri gjendet në shumë gatime dhe receta të shijshme.

“Sheqeri i tepërt krijon varësi sepse pas konsumimit të tij ne përjetojmë një rritje të dopaminës, e cila nxit zonat e kënaqësisë në tru të ngjashme me adrenalinën që jep bixhozi te personat e varur nga kjo lojë apo lëndët e ndryshme narkotike” thotë Rhian Stephenson, nutricioniste.
Një mekanizëm fiziologjik për t’u ndjerë mirë e që ka lidhje me sheqerin ka të ngjarë të çojë në ndjenja lumturie ose rehatie.

Si ndikon sheqeri në trup dhe mendje

“Sheqeri shkakton reaksione inflamatore në trup dhe lëkurë,” thotë dietologia Lola Ross.

“Kur hamë ushqime me sheqer ose karbohidrate të përpunuara, kjo shkakton rritje të niveleve të glukozës në gjak, më pas pankreasi prodhon insulinë për të qarkulluar sheqernat që do të përdoren si energji në qelizat tona,” shton ajo.
Konsumimi i rregullt i sheqerit nuk kontribuon vetëm në nivele të çekuilibruara të sheqerit në gjak (që mund të shkaktojë probleme të humorit, lodhje, ulje të funksionit njohës, PCOS etj), por edhe në probleme të tjera si inflamacion, sëmundje zemre, çrregullim të humorit dhe kancere të llojeve të ndryshme.

Trupat tanë thjesht nuk janë krijuar për të luftuar sasi të mëdha sheqeri. Paraardhësit mendohet se konsumonin rreth 20 lugë çaji sheqer në vit, ndërsa sot, me sheqernat e shtuara që janë kaq të përhapura në sistemet ushqimore, mesatarja shkon deri në 53 lugë çaji në ditë.

Lexo edhe :  A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë? Zbuloni të vërtetën

Si të reduktoni konsumin e sheqerit

Gjëja e parë: Kuptoni se edhe ushqimet e shijshme mund të jenë të mbushura me sheqer, kështu që zgjidhni atë që hani në përputhje me rrethanat.

Kur blini ushqime në supermarket sigurohuni që të lexoni etiketën. Të mësosh emrat e sheqernave të fshehura është thelbësore. Shurupet, mjalti, shurupi i misrit me fruktozë të lartë, saharoza janë të gjitha sheqerna që kanë efekt në shëndetin tonë.

Përfundimi?

Është koha që të vini në dyshim gjithçka hani, madje edhe gatimet që përgatisni në shtëpi. Kushtojini vëmendje bukës, drithrave, vakteve të ndërmjetme që konsumoni mbasdite, shtoni frutat dhe perimet e freskëta dhe na falënderoni më vonë!/E.Ç

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV