Young Zerka: 12 vjeç shkova me kamion në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Young Zerka tregoi në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” se në moshën 12 vjeçare mori një vendim të guximshëm për të udhëtuar në Angli me kamion. Para se të bëhej muzikant, ai luante futboll dhe ekipi i tij nga Korça kishte zhvilluar një kampionat në Holandë.

Në atë kohë, duke qëndruar në Belgjikë, ata vendosën të iknin drejt Anglisë duke shfrytëzuar një kamion. Young Zerka ishte më i vogli në ekipin e tij, që quhej “Young Boys”, dhe kjo aventurë u zhvillua kur ishte diku te 12 vjeç. Ai qëndroi një vit në Belgjikë para se të vazhdonte udhëtimin drejt Anglisë.

“Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë…Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm!

-Sa vjeç ke qenë?

Young Zerka: Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici.”

Në Angli, Young Zerka u kujdes nga një çift me prejardhje nga Xhamajka. Ai rrëfeu se kujtonte shumë prindërit e tij biologjikë dhe gjeti një kuptim të ngrohtë në kujdesin e këtij çifti, që e rriti si të vërtetin e tyre. Kjo përvojë e tij në Angli ishte e mbushur me emocione dhe mall për familjen e tij biologjike në Shqipëri./E.Ç

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV