Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë.

Monarku britanik, i cili u diagnostikua me kancer në shkurt dhe po kurohet, takoi me këtë rast personelin ushtarak dhe familjet e tyre së bashku me princin e kurorës në aeroportin Middle Wallop, në Hampshire (Anglia jugore).

Dëshiroj të ndaj me ju gëzimin tim të madh që jam me ju, edhe pse për një kohë të shkurtër, një gëzim i përzier me trishtim të madh pas 32 vitesh të kaluar me ju dhe duke admiruar sukseset tuaja të shumta,” tha mbreti.

Ai u bë shefi i parë nderi i Forcave Ajrore Mbretërore 32 vjet më parë dhe njoftoi vitin e kaluar se donte t’ia kalonte atë titull pasuesit të tij.

“Ai është një pilot vërtet i mirë,” tha mbreti për djalin e tij, një ish-pilot helikopteri kërkimi dhe shpëtimi për Forcën Ajrore Mbretërore të Britanisë.

Djali i tij më i vogël , Harry, marrëdhënia e të cilit me familjen mbretërore është ftohur dhe tani banon në SHBA, shërbeu në këtë njësi të Ushtrisë Britanike gjatë një misioni të vitit 2012 në Afganistan, ku ai ishte një pilot helikopteri Apache.

Ai ishte menduar prej kohësh për të pasuar të atin në titull, por Duka i Sussex-it u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020 kur u largua nga Mbretëria e Bashkuar me gruan e tij Meghan./kb

Të fundit

Macron: Franca, afër krijimit të koalicionit të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se dëshiron ta finalizojë krijimin e një koalicioni të instruktorëve ushtarakë për Ukrainën,...

Gjermania mposht me përmbysje Greqinë, Anglia pëson disfatë në “Wembley”

Gjermania luajti edhe testin e fundit miqësor para Europianit të shtëpisë, teksa tashmë vëmendja e skuadrës së Nagelsmann shkon te ndeshja hapëse e kompeticionit,...

Prag Euro 2024, Duka: Tani fillon pjesa më e bukur

Shqipëria mundi 3-1 Azerbajxhanin, në miqësoren e fundit para Europianit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet...

E rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen sulmohet fizikisht

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar fizikisht nga një burrë në qendër të Kopenhagenit të premten në mbrëmje, sipas një deklarate zyrtare. Incidenti ndodhi...

Modelja e famshme dedikim për të dashurën e saj: Dy vjet plot jetë

Cara Delevingne nuk mund të ishte më e dashuruar, duke i dedikuar fjalë plot dashuri partneres së saj Minke me rastin e përvjetorit të...

Lajme të tjera

Web TV