Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Çerçiz Loloçi

Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera ndër vite apo edhe të ditëve të sotme. Ky botim u shtohet librave të mëparshëm nga një varg autorësh të tjerë, mese të cilëve Nexhi Alpan, Mitat Kondi, Muzafer Pula, Petrit Puli, Sejmen Gjokoli, Agim Hila, Nazmi Sejfo, Murat Kërraj, Jupe Gavoi, Avdul Haxhiu, Mane Gjoça, Ahmet Capa, Emin Memushi, Myrto Çela, Afe Brahimi, Dëshira Haxhiu, Migena Izet Gjokoli, Asqeri Boçi, Kleanth Dedi, Mexhit Kokalari, Skënder Muçaj dhe Hyjni Ceka.

Autori ka qëmtuar imtësisht burimet e shumta arkivore duke e parë këtë fshat të veçantë në Jug, të pangjashëm me fshatra dhe zona të tjera të Shqipërisë, por edhe të rreshtuar gjithmonë në betejat dhe përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e tërësisë tokësore.

Autori risjell një shënim që jep Eqrem bej Vlora në revistën “Shenjëzat” në vitin 1957: “Gojëdhëna e popullit në katundin e Zhulatit na thotë: Para kohës së Kaurit (koha e sundimit bizantin) rronte në Labëri një prijës i shquar, që quhej Papa Zhuli, i cili ishte udhëheqësi, ati dhe sunduesi i vendit të vet. Në kohën e tij erdhi nga ‘deti’ një ushtri e madhe, anijet zbarkuan në Vlorë dhe Sarandë, njerëz të çuditshëm, me lesh në kokë si ‘bisht kali’, i udhëhiqte një vigan veshur me hekura… Ushtarët e tij erdhën deri në Fushën e Bardhë, që shtrihet nën Zhulatin. I dërguan Papa Zhulit lajmëtarë se nuk kanë ardhur për të pushtuar vendin. Kanë ardhur të kërkojnë rrugë kalimi për të…”.

Shkrimtarë dhe studiues të tjerë asaj periudhe si Ana Komnena, Lupos Protopatharius, Pjetër Dhjakono shkruajnë që Boemondi (djali i Robert Guiskardit) pas thyerjes në Butrint nga trupat e perandorit Aleks Komneni në vitin 1084, mundi të kalojë nëpër malet e Shqipërisë, duke kërkuar besën dhe duke bërë marrëveshje miqësore me popullatat luftëtare të atyre viseve, sepse rruga nëpër luginën e Drinopolit ishte e zënë nga trupat bizantine.

Studiuesi K. Luka, duke u mbështetur në tezën e studiuesit belg, Henri Greguar, mbi ngjarjet e sulmit të normanëve në tokat e perandorisë bizantine, shqyrton disa toponime të territorit shqiptar, me emrin Albejnje-Albanie. Të parin e lokalizon te Kepi i Pallës ne Durrës, kurse të dytin afër Kepit të Gjuhëzës në jug të Vlorës.

Po ashtu për këtë temë prof. Kristo Frashëri, ndër te tjera shkruan: “Mjafton të kujtojmë episodin e Beligandit që ka hyrë te ‘Kënga e Rolandit’, i cili u ka përcjellë shekujve mesazhin e luftës heroike që zhvilluan francezët në vitin 778 kundër arabëve për mbrojtjen e tokës së tyre amtare. Sikurse e ka diktuar studiuesi belgjian Henri Gregoire, materiali historik i këtij episodi nuk ka të bëjë fare me ndeshjen franko-arabe. Madje, as me trevën e Pirenejve, por me Shqipërinë, me luftën që u zhvillua në truallin shqiptar tre shekuj më vonë, më 1081, në afërsi të Durrësit dhe Vlorës, midis bizantinëve, normanëve dhe shqiptarëve”.

Lexo edhe :  Pse nuk i vlejnë votat PD-së?

Autori përshkruan gjerësisht edhe Kanunin e Papa Zhulit, që pas viteve 1700 u quajt kanuni i Idriz Sullit. Si kanuni i Lek Dukagjinit në Veri, ashtu edhe kanuni i Papa Zhulit në Jug, kanë buruar nga shpirti i popullit shqiptar, nga nevojat që u impononin kushtet në të cilat kanë jetuar e vepruar të parët tanë.

Të tillë e ka hulumtuar atë edhe etnografi i mirënjohur Rrok Zojzi në Zhulat. Me ndryshimin e kushteve shoqëroro-ekonomike, ky kanun ka pësuar ndryshime. Traditën e Papa Zhulit e ka vazhduar Idriz Sulli. Profesor Çabej shkruan: “Thuhet se para afërsisht një shekulli u patën bashkuar dy të parët nga të Labërisë, Idriz Sulli prej Zhulatit dhe Demir Dosti prej Kardhiqit për të reformuar kanunin e vjetër… reforma do të ketë pasur lidhje me shkatërrimin e ngadalshëm të jetës së hershme të fisit” .

Figurë e rëndësishme dhe e drejtpërdrejtë në këtë monografi është Mersin Gjoça, i njohur gjerësisht në viset jugore dhe më gjerë, për shkak të veprimtarisë së gjithanshme dhe shndërrimit të tij në një tribun popullor me ndikim dhe me mbështetje të gjithkahshme.

Mjafton të sjellin ndërmend se ai ka qenë bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, Çerçiz Topullit dhe Fan Nolit, pa përjashtuar rreshtimin pranë drejtuesve të tjerë që mbi gjithçka kishin atdheun.

Për të dhënë një panoramë sa më të plotë të Zhulatit dhe figurave më të rëndësishme të tij, në perudha të ndryshme kohore, Fitim Çaushi është mbështetur në një sërë dokumentesh dhe botimesh ku janë gërshetuar autorë të huaj dhe vendas.

Gjithashtu në funksion të zbulimit të anëve të tjera të këtij fshati autori sjell një sërë këngësh popullore, kënduar në vaje dhe në dasma, që përjetësojnë dhe transmetojnë gjeneratë pas gjenerate ngjarjet më kulmore dhe figurat më të spikatura.

Vetë fshati Zhulat ka një poziçion gjeografik që i përngjan një poligoni mbrojtës, megjithëse ai është i shtrirë me banorët dhe pronat e tij në Fushëbardhë, në Kardhiq, në bregdetin e Jugut, etjerë.

Libri ka një parathënie të gjerë nga studiuesi dhe profesori i njohur Bardhosh Gaçe dhe është mbështetur nga biznesmeni Viktor Dobi që nënën e ka nga fisi i madh Gjoçaj në Zhulat.

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV