Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama në intervistë për mediat shprehet se asgjë nuk ishte provokative. Çështja e nxehtë për Athinën zyrtare mbetet dënimi i Fredi Belerit, por Rama hodhi poshtë çdo pretendim se data e këtij tubimi kishte lidhje me arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, që ndodhet në qeli për shitblerje votash.

 Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë në mediat greke se nuk ishte në Athinë për çështjen e Fredi Belerit, i dënuar në Shqipëri për krime zgjedhore. Në më shumë se një orë fjalim, Rama nuk e ka përmendur fare bashkëkombasin e tij Beleri dhe historinë e tij në Himarë, por duke nënkuptuar atë i dha një mesazh homologut të tij grek Mitcotakis nga stadiumi “Galatis”. Madje Rama nuk e quan vizitën e tij aspak provokative edhe pse ishte “koecidencë” datë 12 maj, dita e arrestimit të fituesit të zgjedhjeve në Himarë. Ndërsa dje, gati 24 orë pas takimit me shqiptarët në Athinë, Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe interesit të mediave vendase në lidhje me çështjen më të nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë, Fredi Belerin. I pyetur nga mediat greke pas takimit, Rama ka thënë se kjo është një çështje që “po e tjerr politika greke”.

Kreu i qeverisë shqiptare, e ka theksuar edhe në dalje të tjera publike se Beleri është vënë në pranga për shkak të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe se tashmë do të përballet me drejtësinë. “Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori për ne. Kjo është histori e politikës greke. Nuk është historia jonë dhe nuk ka të bëjë me ne”, tha Rama. Ai vuri edhe njëherë theksin te raportet e mira Greqi-Shqipëri, për të mirën e dy vendeve. “Shpresoj se do të arrijmë të bëjmë diçka që përputhet me marrëdhëniet fantastike mes njerëzve të zakonshëm të Greqisë dhe Shqipërisë. Ata meritojnë më mirë dhe ne duhet t’u japim politika shumë të ndryshme”, ka thënë ai. Greqia e ka cilësuar si një takim provokues për shkak se përkonte me 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, mirëpo për qeverinë shqiptare një fakt i tillë nuk qëndon. Rama u kujdes të theksonte se në Shqipëri asnjë anëtar i asnjë minoriteti nuk ka pasur asnjë problem për shkak të origjinës së tij. Ndalur te problemi i pronave, pas akuzave se po vidhen pronat e grekëve në Himarë, Rama iu përgjigj duke thënë se ky është një hall i gjithë shqiptarëve, jo vetëm i pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV