Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen.

Pra do të jenë në një fashë A të regjistrit të bizneseve ku faktikisht askush nuk mund të shkojë t’i bëjë kontroll. Do të jenë zonë e ndaluar për inspektimet për faktin se kanë treguar në një proces kohor që i kanë përmbajtur kontratës me shtetin në mënyrë korrekte.

Dhe kjo e shoqëruar me inspektime mbi bazë risku dhe jo mbi bazë territori të inspektorëve që do të shkojë çdo derë, do ta lehtësojë shumë numrin e inspektimeve.

Kemi një numër inspektimesh katastrofik dhe nuk tregon forcë por dobësi, nuk tregon përmbushje të misionit por boshllëk dhe do të bëjmë që të ketë pak inspektime, shumë këshillim por ama goditjet të jenë katastrofike për biznesin që nuk futet në binar.

Numri i gjobave do të ulet në mënyrë drastike por ama aty ku do të vihet gjoba do të jetë goditje një hap larg vdekjes së atij biznesi, në kuptimin me pasoja të mëdha në financat e tij. Në mënyrë që frika ta rruajë vreshtin dhe jo çdo vilë e rrushit të ketë frikë të këshillohet sepse mund të vijnë dhe ta presin.

Jemi në një fazë shumë pozitive me ekonominë dhe nuk është  jë vendim i bazuar në krijimin e një opisioni nga dëshira por mbi faktet.”, tha Rama./  S.M

Të fundit

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla,...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV