Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20% më të ulët të sulmit në zemër, goditjes në tru ose vdekjes për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i paraqitur në Kongresin Evropian të Obezitetit (ECO) dhe i udhëhequr nga studiues në University College London zbuloi gjithashtu se personat që morën semaglutide kishin përfitime kardiovaskulare, pavarësisht nga pesha e tyre fillestare ose sasia e peshës që kishin humbur.

Gjithashtu personat me obezitet të lehtë ose që kanë humbur shumë pak peshë mund të kenë një rezultat më të mirë. Studimi përfshiu 17,604 të rritur të moshës mbi 45 vjeç nga 41 vende. Pjesëmarrësve, të cilët gjithashtu kishin përjetuar më parë një problem kardiovaskular si një atak në zemër, morën një dozë prej 2.5 mg semaglutide ose një placebo për një periudhë mesatare prej 40 muajsh.

Nga 8,803 pacientë 569 (6,5%) përjetuan atak në zemër, krahasuar me 701 (8%) nga 8,801 pacientë në grupin placebo. Rreth 7.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me sëmundje të zemrës ose të qarkullimit të gjakut, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës. Ndërkaq, ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin.

Në TikTok po thuhet se ka gra që po ngelin shtatzënë prej përdorimit të tij. “Ozempic babies” (bebet ozempic) është termi më i ri që ka shpërthyer online dhe raportimet për të vetëm shtohen çdo ditë. Por çfarë thonë ekspertët për këtë temë? “Shkenca ka vërtetuar se humbja e peshës, mund të rrisë ndjeshëm ovulimin te gratë me çrregullimin e ciklit menstrual”,-thotë Karen Wheeler, e njohur si mjeke endokrinologjiste.

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

“Gratë që humbin peshë me Ozmepic dhe më parë kanë pasur probleme me ovulimin, mund të nisin të kenë ovulim. Nëse nuk po përdorin metoda kontraceptive gjasat janë të larta që të ngelin shtatzënë kur janë duke përdorur ilaçin.”/   S.M

Të fundit

Mungesa e fuqisë punëtore/e-Albania lehtëson procedurat për punësimin e shtetasve të huaj

Në portalin qeveritar “e-Albania” janë regjistruar gjithsej 85,980 aplikime për “leje unike”. Ky shërbim elektronik u mundëson shtetasve të...

Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të...

Mbërrin në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune! U ndërtua në vitin1938

Ka mbërritur në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune. E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, “Mircea” është një velierë...

Rama i dorëzon Mohammed bin Zayed Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike

“Në filluam dëgjuam për Emiratet më pas erdhëm ta njohim, të vlerësonim njerëzit e saj. Kjo marrëdhënie është e përkushtimit tuaj personal. Nuk e...

Djali “sekret” i Vladimir Putin

Foto të reja të "djalit sekret" të Vladimir Putinit, Ivanit janë bërë publike. I vogli ka një ngjashmëri të habitshme me të atin, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV