15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria përbëhej nga qindra shtete të mëdha e të vogla dhe përfshinte një sipërfaqe në të cilën tani bëjnë pjesë Austria, Republika Çeke, Franca Lindore, Gjermania, Zvicra, Vendet e Ulëta dhe disa pjesë të Italisë. Meqë shtetet gjermane përbënin pjesën më të madhe të perandorisë, ajo u bë e njohur si Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman. Çdo shtet qeverisej nga një princ duke mos pasur autonomi të plotë. Vetë perandori ishte katolik nga familja austriake e Habsburgëve. Prandaj, meqë papa dhe perandoria kishin pushtetin, Evropa ishte plotësisht në duart e katolikëve. Megjithatë, në shekullin e 16-të dhe të 17-të, rendi i vjetër u trondit. Anembanë Evropës kishte pakënaqësi të përgjithshme ndaj teprimeve të Kishës Katolike të Romës. Reformues fetarë të tillë si Martin Luteri dhe Xhon Kalvini folën për një rikthim në vlerat biblike. Luteri dhe Kalvini gjetën mbështetje të gjerë dhe nga kjo lëvizje lindi Reforma dhe fetë protestante. Reforma e ndau perandorinë në tri besime: në atë katolik, luteran dhe kalvinist. Katolikët i shihnin me mosbesim protestantët dhe protestantët i përbuznin rivalët e tyre katolikë. Kjo gjendje çoi në formimin e Bashkimit Protestant dhe të Lidhjes Katolike në fillim të shekullit të 17-të. Disa princa të perandorisë u bashkuan me Lidhjen, të tjerë me Bashkimin. Evropa, dhe perandoria në veçanti, ishte mbushur me dyshime dhe situata i ngjante një fuçie baruti së cilës i mjaftonte vetëm një shkëndijë për të hedhur në erë gjithçka. Kur së fundi kjo shkëndijë u ndez, ajo shkaktoi një konflikt që zgjati 30 vjet.

Paqja e Vestfalisë, i referohet dy traktateve të paqes të Osnabryk dhe Mynster, të nënshkruara më 15 dhe 24 tetor 1648, të shkruara në frëngjisht, dhe që i dhanë fund Luftës Tridhjetëvjeçare në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe Luftës Tetëdhjetëvjeçare, midis Spanjës dhe Republikës së Shteteve të Bashkuara të Holandës. Paqja e Vestfalisë, inauguroi filloi një rend të ri në Europën Qendrore, të bazuar në konceptin e sovranitetit të shtetit. Më 1806-ën, rregulloret e paktit u bënë pjesë e ligjeve kushtetuese të Perandorisë së Shenjtë Romake. Negociatat e paqes mes Francës dhe Habsburgëve, duhej të kishin nisur në Këln që më 1636ë-n, por ato u bllokuan nga Franca. Kardinali francez Richelieu, dëshironte përfshirjen e të gjithë aleatëve në Perandorinë e Shenjtë Romake. Në Hamburg dhe Lybek, Suedia dhe Perandoria e Shenjtë Romake negociuan Traktatin e Hamburgut. Kjo u bë me ndërhyrjen e klerikut të famshëm francez.

Lexo edhe :  Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Kalendar

15 Maj 1252 – Papa Innocenti IV firmos dekretin e famshëm papal ‘Extirpanda’, i cili autorizon, por kufizon gjithashtu, torturimin e heretikëve në Inkuizicionin Mesjetar.

15 Maj 1525 – Fshatarët kryengritës të udhëhequr nga pastori anabaptist Tomas Myncer u mundën në Betejën e Frankenhauzenit, duke i dhënë fund Luftës së Fshatarëve Gjermanë në Perandorinë e Shenjtë Romake.

15 Maj 1536 – Mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, gjykohet në Londër me akuzën e tradhtisë, kurorëshkeljes dhe incestit. Ajo do të dënohet me vdekje nga një juri e përzgjedhur posaçërisht.

15 Maj 1800 – Mbreti Xhorxh III i Mbretërisë së Bashkuar, i mbijeton një atentati nga Xhejms Hedfilld, i cili më vonë u lirua nga gjykata për shkak të çmendurisë.

15 Maj 1932 – Në një përpjekje për grusht shteti, kryeministri i Japonisë Inukai Tsujoshi, vritet nga komplotistët.

15 Maj 1988 – Lufta Sovjetike-Afgane:Pas më shumë se 9 vite luftime, ushtria sovjetike fillon tërheqjen e 115.000 trupavë të saj nga Afganistani.

 

Të fundit

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

67 p.e.s. – Julius Caesar nis rrugën drejt fuqisë

Në mesin e shekullit I para erës sonë, Republika Romake ndodhej në një periudhë trazirash të mëdha sociale dhe politike. Luftërat civile midis optimatëve...

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, do...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

Lajme të tjera

Web TV