“Punët me dashurinë janë rëndë”, Julia Ilirjani tregon pse s’u rimartua pas divorcit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Divorci nuk ka qenë një vendim i lehtë për Julia Ilirjanin, por 20 vite më parë ajo e dinte që ishte i duhuri për veten dhe vajzën e saj. Por pas një kohe kaq të gjatë, ajo ende nuk ka dikë në krah që ta ketë pranuar në familjen e saj me Renenë. Në një bisedë në “Natën me Aulonën”, Julia tregon arsyen.

“Nuk ka qenë një vendim që unë s’kam dashur të krijoj një familje, por ndoshta s’kam gjetur një njeri që të më dukej i duhuri për të krijuar një familje që ishte familje se unë dhe ime bijë jemi një familje. Për të futur një të tretë në familjen tonë, nuk më është dukur askush i përshtatshëm.”, pohoi ajo.

Pas divorcit, ajo thotë se ka dashuruar gjithnjë, në mënyrën e saj ndërsa tani punët me dashurinë nuk duket të jenë në periudhën më të mirë.

“Shumë rëndë. Do filloj të fantazoj ose krijoj në kokën time. Unë tani jam në një moment që dua të kuptoj pak veten time, të shikoj ku jam, çfarë dua të bëj sepse është ndryshim i madh, lë prapë një jetë atje dhe vjen me një jetë tjetër që vërtet ke një bagazh dhe unë këtu nuk filloj nga zero sepse unë këtu kam bërë një investim timin, flas nga ana profesionale, por edhe nga ana njerëzore, nga ana shoqërore. Nuk filloj nga zero, por patjetër që po nuk u rehatova, si të thuash që të përpiqem të zë pozicionin mirë, nuk mund të mendosh që të dashurosh apo të krijosh gjëra të bukura sepse ajo të vjen ty nga shpirti dhe në këtë moment mendimet e mia dhe shpirti im janë të fokusuara në një gjë tjetër.”, tha ajo./E.Ç

Të fundit

U testua 1 shekull më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi...

Grabitje me vlerë 1 mln paund, kapen tre “skifterët” shqiptarë në Angli

Katër persona, mes tyre tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohen për disa grabitje me vlerë 1 milionë paund. Mësohet se Endrit...

Kurti: Ushtria e Kosovës ka shënuar rritje prej 123% për numrin e ushtarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për investimet dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ka thënë se krahas...

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

Lajme të tjera

Web TV