Sipas një studimi të Harvard, ky është profesioni më “ i vetmuar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesionet ligjore kryesojnë pjesën tjetër në shkallën e vetmisë sipas një sondazhi me më shumë se 1600 profesionistë amerikanë, dhe që u botua në Harvard Business Review.

Gjashtëdhjetë përqind [60%] e avokatëve renditen mbi mesataren në shkallën e vetmisë, krahasuar me 57% përqind të inxhinierëve, 55 përqind të shkencëtarëve hulumtues, 51% përqind të punëtorëve të prodhimit dhe shërbimit të ushqimeve, dhe 45% përqind të punëtorëve në arsim dhe shërbime bibliotekare.

Sipas studimit, ekziston një lidhje e qartë mes arsimit të lartë dhe vetmisë. Mbajtësit e diplomës në nivelin ‘master’ duken të jenë më të vetmuarit, pasi u regjistruan se merrnin më pak mbështetje në vendin e punës sesa homologët e tyre të diplomuar me shkollë të mesme.

Mbajtësit e diplomave profesionale në drejtësi dhe mjekësi renditen sipas studimit,
– si 25% më të vetmuar se bachelorët (BSc) të disiplinave të tjera
– dhe 20% më të vetmuar se të diplomuarit me doktoraturë (PhD).

Shkalla e vetmisë, e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, mat ndjenjat e vetmisë duke u kërkuar njerëzve të tregojnë se sa shpesh përjetojnë ndjenja të përshkruara nga 20 fraza të ndryshme, disa prej të cilave janë si më poshtë:

  • Nuk kam me kë të flas.
    • Ndjej sikur askush nuk më kupton vërtet.
    • Ndihem i lënë pas dore
    • Askush nuk më njeh mirë.
    • Ndihem i izoluar nga të tjerët.
    • Është e vështirë për mua të bëj miq.
    • Ndihem i mbyllur dhe i përjashtuar nga të tjerët/kb

Të fundit

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

Lajme të tjera

Web TV