Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ilir Yzeiri

Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa nga grupet kriminale më të rrezikshme në vend meriton të përshëndetet dhe gjithë shoqëria shqiptare duhet të gjejë mënyra që të lavdërojë punën e tyre sepse në këtë mënyrë tregojmë më në fund se ne, shqiptarët, po ndërtojmë shtetin që na duhet.

Në historinë e re të shtetit shqiptar, forcat e rendit dhe ato të sigurisë, në pjesën më të madhe të kohës, janë përdorur nga pushteti për qëllime ideologjike.

Pas shpalljes së Pavarësisë, u ndërtua një sistem i sigurisë me një ushtri e forca të rendit që arritën të kontrollojnë territorin, të bëjnë çarmatosjen e popullsisë dhe të vendosin e të sigurojnë rendin e qetësinë në vend. Pavarësisht Revolucionit të Qershorit dhe kundërrevolucionit, rendi, siguria dhe strukturat e tyre kishin nisur në embrion të krijonin themelin e një strukturë të besueshme.

Lufta Nacionalçlirimtare dhe pushtimi i vendit i shpërbëu këto struktura dhe, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, ato u ngritën nga fillimi sipas modelit sovjetik. Qëllimi i parë i tyre ishte të ruanin rendin dhe qetësinë dhe të mbronin popullin nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm.

Siç thonë konstitucionalistët, në kohën e socializmit shqiptar kishte rend, por nuk kishte ligj. Pas rënies së komunizmit, ne i shkatërruam të gjitha. Nuk ditëm që të ruanim profesionistët që kishin shërbyer gjatë komunizmit, por e zhbëmë ushtrinë, policinë dhe shërbimin e inteligjencies. Menduam se ishte e lehtë ngritja nga fillimi e tyre.

Këtu ndodhi tragjedia më e madhe. Sistemi i drejtësisë u përmbyt nga rekrutimet e personave që mjafton të kishin një shkollë të lartë, të kishin lidhje me PD-në e pastaj me një specializim 6-mujor, mund të bëheshin gjyqtarë, prokurorë e drejtues policie.

Njësoj si komunistët që rekrutuan partizanët dhe simpatizantët e tyre në strukturat e sigurisë, ashtu bëri edhe PD-ja.

Policia e Shtetit, strukturat antikrim dhe shërbimi i inteligjencies, ashtu si gjithë shoqëria shqiptare humbi drejtpeshimin njerëzor dhe edhe ata shpallën si ideal të tyre fitimin me çdo kusht.

Atdheu ose shërbimi në të shihej vetëm si një mundësi për t’u pasuruar. Trafikimi i njerëzve, femrave dhe i drogave, bëhej në një pjesë të madhe edhe në bashkëpunim me policinë.

Kurrë më parë Shqipëria nuk kishte njohur një kriminalizim aq të thellë të strukturave të rendit si gjatë periudhës që pasoi rënien e komunizmit dhe deri në vitin 1996. Pastaj erdhi viti 1997 dhe gjithçka u shkërmoq.

Shqipëria mbeti pa shtet e pa polici e pa shërbime inteligjente. Ringritja e tyre nisi ngadalë por edhe këtë radhë plaga që ishte hapur nuk u mbyll. Policia, rendi, drejtësia, në pjesën më të madhe të tyre, ishin aty për t’u pasuruar dhe jo për të na mbrojtur e për të dhënë drejtësi.

Lexo edhe :  Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin

E gjithë kjo katrahurë vijoi derisa u shkallmua godina e parë e kalbur që ishte ajo e drejtësisë. Shqiptarët po e shohin tani se në çfarë llumi kanë jetuar. Gjyqtarë e porkurorë që dalin nga sistemi me pasuri kriminale të jashtëzakonshme, policë e drejtues policie që bashkëpunojnë me grupet kriminale.

Është hera e parë në këtë periudhë tranzicioni që prokurori, polici dhe gjyqtari kanë marrë përsipër të kthehn nga bashkëpunëtorë të krimit në ëngjëjt tanë mbrojtës. Nuk mund të ketë shoqëri normale dhe nuk mund të ketë zhvillim një vend që nuk ka ata që i quan « ëngjëj mbrojtës ».

Ne, për fat të keq, flasim pak për ata dhjetëra e dhjetëra profesionistë që ndjekin, mbledhin prova dhe arrestojnë banditët e rrezikshëm. Shoqëria jonë, arti, televizioni, filmi nuk ka arritur të identifikojë këtë figurë dhe ta bëjë heroin e kohës sonë.

Mediat tona janë bërë të neveritshme se pas çdo aksioni të policisë dalin disa gazetarë që e kthejnë gjithë këtë punë të këtyre njerëzve në një mitologji apo legjendë urbane dhe nisin e tjerrin nëpër studio sagën e romanit policor me një subjekt e me një fabul që shtillet në mendjet e tyre delirante.

Askush nuk thotë asnjë fjalë për ata heronj të vërtetë që kanë vendosur të përballen me të keqen. Përkundrazi nëpër studio tregohen « heroizmat » e banditëve dhe shkathtësia e tyre si të ishin ata heronjtë tanë dhe jo të tjerët, ata që i ndjekin dhe i arrestojnë.

Në çdo vend të botës shoqëria e ndërton figurën e heroit që mund të keqen dhe identifikohet me të. Shihni filmat amerikanë, italianë që i kemi këtu pranë dhe do të bindeni për këtë.

Ne akoma flasim për Katanin e famshëm të filmit « Piovra » dhe vetë si shoqëri nuk duam, nuk dimë dhe nuk arrijmë të krijojmë heronjtë tanë. Që të bëhet kjo, në radhë të parë duhet të ndryshojë perceptimi i shoqërisë për jetën. Edukimi që duhet të fillojë në familje, në shkollë e në media duhet të ketë si synim kuptimin për jetën.

Miti apo kulti i parasë dhe i pasurimit, luksi apo jeta vanitoze që tregojmë në ekranet tona me personazhe idotë e idote nuk duhet ta zëvendësojë kultin e jetës normale dhe të thjeshtë. Këtë mund ta bëjmë duke promovuar më shumë pikërisht këta heronj të prokurorisë e të policisë që kanë zgjedhur të luftojnë të keqen dhe jo të pasurohen duke bërë aleancë me të./   S.M

Të fundit

Krizë tek Milani, “kuqezinjtë” ndalen në barazim edhe ndaj Lazios

Milani është ndalur në barazim me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në...

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të veprojnë në mënyrë urgjente për të parandaluar, siç tha ky subjekt, lëvizjet e reja...

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit...

Angelina Jolie s’pranon të flasë për divorcin me Brad Pitt

Angelina Jolie ka refuzuar me mirësjellje të përgjigjet në një pyetje mbi divorcin e saj me aktorin Brad Pitt në një intervistë të re...

Tani është zyrtare, Jadon Sancho është lojtari i ri i Chelsea

Chelsea ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror. Anglezi u transferua te...

Lajme të tjera

Web TV