“Pse bredh, je pa burrë”/ Detaje nga krimi në familjen Musaku në Lushnjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje, ku Behar Musaku plagosi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares. Kjo e fundit raportohet se ishte ndarë me burrin e saj me të cilin kishte dy fëmijë dhe jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere.

Rudina kishte vetëm një javë që kishte shkuar në shtëpinë e babit të saj dhe ditën e sotme babë e bijë janë përfshirë në një debat çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të 82-vjeçarit.

Mësohet se Behar Musaku, para se ta qëllonte me armë gjahu të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!” dhe më pas e ka qëlluar me armë dhe ka vrarë vetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen “18 Tetori”. I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. 40-vjeçarja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën./   S.M

Të fundit

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime...

Konferenca për shtyp, Salianji: Dënimi im, regres i Shqipërisë në demokraci

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte...

Pas misionit në Fier, Rama mbërrrin në bashkinë e Durrësit. Maratona vijon!

Reth një orë pas përfundimit të mbledhjes me deputetët dhe drejtuesit vendor në Bashkinë e Fierit, ku ashtu si në Vlorë kërkoi dorëheqjen e...

Gol në shtatë kompeticione të ndryshme, Kylian Mbappe shkruan historinë tek Reali

Kylian Mbappe ka bërë tashmë histori që në sezonin e tij të parë te Real Madridi. Ylli francez, i cili shënoi një gol mahnitës kundër...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Lajme të tjera

Web TV