Si klima na godet ekonominë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike sipas llogarive të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh, gati 5 mijës shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyre çdo vit.

“Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe studime të Bankës së Shqipërisë tregojnë se 1 në 200 shqiptarë rrezikohet nga ndryshimet klimatike”, thotë studiuesja Asetila Kostinger.

Në raportin e fundit, mbi perspektivën ekonomike të vendeve në zhvillim Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, paralajmëroi se thatësira rrezikon të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.

“Shqipëria duhet të ndryshojë qasje në drejtim të mënyrës së prodhimit në bujqësi dhe energji. Të dy këta sektorë rrezikohen nga mungesa e reshjeve veçanërisht” shprehet studiuesja Asetila Kostinger

Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre. Po sa i përgatitur është vendi në drejtim të parandalimit të ndryshimeve klimatike?

“Në Shqipëri flitet pak për ndryshimet klimatike. Mungon kultura në këtë drejtim. Fenomeni është më serioz nga sa mendohet”, thotë Asetila Kostinger studiuese.

Në vitin 2021, qeveria miratoi një Plan të posaçëm për Energjinë dhe Klimën. Në të nxirret në pak nevoja për uljen e ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra./   S.M

Të fundit

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz...

23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë! Ka disa shenja, dyshohet për vrasje

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit. I riu ishte denoncuar...

Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Pier Silvio Berlusconi do të hyjë në politikë? “Ndoshta, por varet nga ai”, ishte përgjigjia e Sekretarit kombëtar të Forza Italia-s, Antonio Tajani ku...

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i familjes, Fabio Marchioni, 36 vjeç,...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Lajme të tjera

Web TV