Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet me vendet fqinj si Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Sa i takon takimit që kryeministri Edi Rama pati me shqiptarët në Athinë, Mitsotakis u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për ta ndaluar një organizim të tillë pavarësisht thirrjeve të bëra nga krahu i djathtë i politikës greke.

“Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Kjo, natyrisht, nuk i pengoi populistët e njohur dhe “patriotët e kanapit” që të na drejtonin gishtin, duke kërkuar ndalim verbër, pa shpjeguar sigurisht se si dhe pse”- tha Mitsotakis.

Ndërsa vijoi të theksonte kushtet që sipas tij, Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE.

“Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe euroshqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, bazën e prezumimit të pafajësisë.

Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane”– shtoi kryeministri grek.

Lexo edhe :  A po vjen në rend çështja e licencimit të institucioneve serbe në Kosovë?

Ndërsa sa i takon zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut ku të zgjedhurit e rinj të shtetit nuk pranojnë t’i referohen vendit të tyre me emërtimin e dalë nga Marrëveshja e Prespës, tha se ecuria e procesit të integrimit europian të vendit varet nga respektimi i këtyre marrëveshjeve./   S.M

Të fundit

Skandal në Ferma VIP, Big Mama pështyn Albën në fytyrë

Një ngjarje e pazakontë dhe e papërshtatshme ka ndodhur në spektaklin “Ferma VIP”, ku tensionet mes fermerëve kanë arritur...

Akuza të reja kundër Princit Andrew, dalin regjistrime të bisedave me të mitur

Një biznesmen amerikan me lidhje me familjen mbretërore britanike është regjistruar fshehurazi duke bërë akuza në lidhje me marrëdhënien e Princit Andrew me pedofilin...

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në...

Elektorati gri është problemi

Nga leonard Veizi A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë? Në ditët e fundit para votimeve, gjallëria politike rritet si në...

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë se presidenti ka shprehur publikisht...

Lajme të tjera

Web TV