Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet me vendet fqinj si Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Sa i takon takimit që kryeministri Edi Rama pati me shqiptarët në Athinë, Mitsotakis u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për ta ndaluar një organizim të tillë pavarësisht thirrjeve të bëra nga krahu i djathtë i politikës greke.

“Vizita e Edi Ramës këtu ishte private, ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar tashmë në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria nuk kishte arsye ta ndalonte. Thjesht sepse Republika Helenike nuk ka pse të frikësohet nga një ngjarje e tillë.

Kjo, natyrisht, nuk i pengoi populistët e njohur dhe “patriotët e kanapit” që të na drejtonin gishtin, duke kërkuar ndalim verbër, pa shpjeguar sigurisht se si dhe pse”- tha Mitsotakis.

Ndërsa vijoi të theksonte kushtet që sipas tij, Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në BE.

“Çështjet në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe euroshqiptare sigurisht që mbeten. Dhe kryeministri i Shqipërisë nuk mund të anashkalojë kushtet për anëtarësimin e vendit të tij në BE. Së pari, respektimi i shtetit ligjor, i cili është i parashikuar në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

Do të jem i qartë: me paraburgimin e paligjshëm të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, tashmë kandidat për Parlamentin Europian, Fredi Beleri, Shqipëria shkel vlerën e shtetit ligjor, duke shfuqizuar të drejtën e tij të vetëkuptueshme për t’u gjykuar, bazën e prezumimit të pafajësisë.

Prandaj, kjo nuk është vetëm një çështje dypalëshe, por kryesisht një çështje evropiane. Dhe duke qenë se rruga e anëtarësimit të Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave themelore të minoritetit grek, ajo kalon në mënyrë të pashmangshme nga vendi ynë. Jo për të “pajtuar” apo “ndëshkuar”. Por për të parë Shqipërinë duke u bashkuar pa probleme në rrugën e vlerave europiane”– shtoi kryeministri grek.

Lexo edhe :  Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Ndërsa sa i takon zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut ku të zgjedhurit e rinj të shtetit nuk pranojnë t’i referohen vendit të tyre me emërtimin e dalë nga Marrëveshja e Prespës, tha se ecuria e procesit të integrimit europian të vendit varet nga respektimi i këtyre marrëveshjeve./   S.M

Të fundit

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

1770 – Beteja e Largas: një përplasje vendimtare në luftërat ruso-osmane

Më 7 korrik 1770, në brigjet e lumit Larga në Moldavi (në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë), ndodhi një përballje madhore mes...

Marrëveshja e Brionit, fundi i luftës 10 ditore dhe nisja e shpërbërjes së Jugosllavisë

7 korrik 1991 Më 7 korrik 1991, në ishullin Brioni të Kroacisë (në atë kohë pjesë e Jugosllavisë), u arrit Marrëveshja e Brionit, e...

Lajme të tjera

Web TV