U tha se ishte në gjendje kritike për jetën, reagon Fedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas aludimeve dhe lajmeve të shumta se reperi italian ishte në gjendje kritike për jetën, Fedez zgjodhi të sqaronte njëherë e mirë situatën me anë të një ‘Instastory’.

Të hënën, më 20 maj ai shkroi se ishte i befasuar nga raportimet për vdekjen e tij dhe tha se kishte qenë në një spital në Milano në fundjavë për një problem të vogël dhe nuk ishte shtruar në spital, pasi duhej të largohej për një paraqitje televizive.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju siguroja se jam mirë. Kisha disa probleme këtë fundjavë, por asgjë serioze. Nuk e di pse po thonë se po vdes”, – shkroi ai.

Fedez kishte anuluar pjesëmarrjen e tij në programin e prezantuesit Alessandro Cattelan, të transmetuar në Rai2, për shkak të problemeve shëndetësore.

Por siç bën të ditur stafi i tij, ka qenë në urgjencë, por nuk ndodhet në spital.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti Fedezi kaloi një periudhë lufte me kancerin dhe depresionin./E.Ç

Të fundit

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale. Në një video të...

Lajme të tjera

Web TV