Komisionerët Publikë ankimuan vendimin e KPK-së, për subjektin e rivlerësimit, z. Erjon Shqarri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.
Komisionerët Publikë kërkojnë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK-së, për konfirmimin në detyrë të prokurorit, Erjon Shqarri dhe pezullimin e tij nga detyra, për një periudhë njëvjeçare, dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës./E.T