test

Largimi i Xavit nuk ndryshon asgjë, Joao Felix luan ndeshjen e fundit me Barçën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

João Félix pritet të luajë ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën në Sevilje, këtë të diel, për raundin e fundit të La Liga 2023/24.

Sipas “Sport”, vazhdimësia e portugezit nuk është mes prioriteteve të katalanasve për këtë merkato verore dhe një huazim i ri nga Atletico e Madridit, që ka në pronësi kartonin e portugezit, nuk është një opsion.

Edhe pse ai ishte shpesh titullar në gjysmën e parë të sezonit, në pjesën e dytë nuk ndodhi kështe, pasi Xavi zgjodhi ta aktivizonte përgjithësisht në pjesën e dytë të ndeshjes.

Trajneri spanjoll po largohet nga stoli i Barçës, por as mbërritja e trajnerit të ri, që sipas shtypit spanjoll është Hansi Flick, nuk do të ndryshojë të ardhmen e anësorit.

Një rikthim tek Atlético e Madridit është përjashtuar prej kohësh, pas polemikave mes lojtarit 24-vjeçar dhe Diego Simeone, ish-trajner i tij, dhe për këtë arsye menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, është në kërkim të një klubi të ri.

Gjatë një sezoni me fanellën e Barçës ish-lojtari i Benficas shënoi dhjetë gola dhe dha gjashtë asistime në 43 ndeshje (në pak më shumë se gjysma si titullar) në të gjitha garat.

Të fundit

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë

Mozzik ka deklaruar se lidhja me Lotinën është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë. I ftuar...

Mendja top… futbolli!

Nga Artan Fuga Në verën e vitit 1990, verë e nxehtë në të gjitha kuptimet, shqiptarët ishin të apasionuar pas kampionatit evropian të asaj kohe...

Kur do fillojë “Big Brother VIP 4”? Ledion Liço e zbulon…

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Gjatë intervistës me Ed Manushin, Liço foli si...

“Hajdute më vodhe lekët”/ I ndodh e papritura gjatë intervistës, ja si reagon këngëtarja

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një interviste që po zhvillohej  me këngëtarët Marjola Kaçani dhe vëllanë e saj, Jurgenin. Moderatori edhe në këtë...

Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024

Kryeqyteti britanik, Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj, në një indeks global. Qyteti i Britanisë së...

Lajme të tjera

Web TV