test

‘Ëndrra ime’/ Basha: Kam ambicie që brenda 4 viteve te liberalizojmë vizat me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në podcastin e rradhës, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për sfidat që pati në procesin e liberalizimit të vizave. Ai shprehet se nga 150 kushte që ishin vënë për Shqipërinë, bashkë me ekipin arritën të tejkalojnë edhe pritshmëritë më të paarritshme.

Një nga sfidat, sipas tij ka qenë edhe “bindja e anëtarëve të tjerë të BE që vijonin të ishin skeptik si Hollanda dhe më pas u bë një nga mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë”.

Ndërsa foli për sfidat e liberalizimit të vizave me BE, kryetari i PD, shprehu zotimin e tij të ardhshëm që është heqja e vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas marrjes së përgjegjësive të qeverisjes, Basha tha se brenda 4 viteve, shqiptarët do lëvizin pa viza në SHBA.

“Ambicia ime dhe për momentin ëndrra ime, por jam i bindur në rastin e marrjes së përgjegjësive së qeverisjes, do t’ia dalim që të liberalizojmë vizat me SHBA. Brenda 4 viteve të ardhshme, shqiptarët lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne e kemi nisur këtë dialog politik që atëherë, por nuk avancoi për arsye që dihen. Por jam i bindur që me një qeveri të re, me një vullnet politik ndryshe, sigurisht me një rekord ndryshe se ajo është më e rëndësishmja në çdo aspekt, duke përfshirë fushat që janë me rëndësi për Amerikën, që e ka caktuar për korrupsionin si rrezik të sigurisë të saj kombëtare. Dhe me një marrëdhënie special me aleatin tonë strategjik, unë kam ambicien dhe besimin që do ia dal të heq vizat me SHBA”, tha Basha./E.T

Të fundit

Temperaturat e larta në këtë vend bëjnë ‘kërdinë’, raportohet për dy viktima

Dy turistë të tjerë kanë vdekur në Greqi pasi u zhdukën gjatë shëtitjeve. Një turist holandez u gjet i shtrirë...

FOTO/ “Jam e para që guxoi”- Alban Skënderaj i përgjigjet Elvanës pasi ajo e “thumboi”?

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje;...

Dy fituesit e BBV në një pallat, Egla: U shkëmbeva me Luizin, e pashë me biberon në gojë

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe...

Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?

Strukturat akomoduese, bar-restorantet, agroturizmat, bizneset e dhënies së makinave apo ambienteve me qira, transporti qytetas e ndërqytetës dhe shërbimet e plazhit, do të jenë...

Lufta në Ukrainë, kryetarja e parlamentit kombëtar paralajmëron Rusinë

“Ne do të duhet të bisedojmë me Rusinë në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje pozitive për Ukrainën nga ky konflikt, të cilin nuk...

Lajme të tjera

Web TV