Forbes: Shqipëria, destinacion trend!

Shqipëria ka hyrë në listën e destinacioneve të preferuara ndërkombëtare për spanjollët këtë verë, shkruan Forbes España. Sipas të dhënave nga motori online Kiwi.com, Shqipëria është kthyer në trend vitet e fundit duke u renditur në top 5-shen e udhëtimeve evropiane.

Me detet Jon dhe Adriatik, Shqipëria u ofron udhëtarëve një ndërthurje të përsosur të bukurive natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gastronomike. Nga eksplorimi i maleve të Alpeve Shqiptare, zbulimi i historisë apo relaksimit në një nga plazhet e rivierës shqiptare, ky vend ofron gjithçka.

Shqipëria, është gjithashtu një parajsë për adhuruesit e verës, pasi toka e saj ka një prodhim për t’u pasur zili, me kantina dhe vreshta të shumta për t’u vizituar./  S.M