At Nikolla Xhufka në telashe, çfarë ndodhi në kishën serbe në Kosovë? Detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë kundër dy priftërinjve ortodoksë shqiptarë, Niko Bllazhde, i njohur edhe si Nikolla Xhufka dhe Lejdi Zagalli, me akuza për nxitje të urrejtjes kombëtare, fetare dhe etnike si pasojë e hyrjes në një kishë ortodokse serbe të pashfrytëzuar në nëntor të vitit të kaluar.

Bllazhde dhe Zagalli dyshohet se kanë mbajtur një liturgji në kishën në verilindje të Kosovës dhe kanë paralajmëruar Kishën Ortodokse Serbe se rrezikon “zjarret e ferrit” nëse përpiqet të ndërhyjë.

Pas ngjarjes, Bllazhde ka bërë të ditur në Facebook se “kisha 500-vjeçare tashmë mban emrin “Fan Noli” dhe është nën juridiksionin e Kishës Kombëtare Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai” të Elbasanit”. Bllazhde ka lindur në Elbasan, në Shqipërinë e mesme.

Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse Serbe denoncoi veprimet e tyre, duke thënë se ishte një “akt kriminal” dhe “një tjetër akt në serinë që synon uzurpimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.

“Dioqeza Rashkë-Prizren ka vite që e ka theksuar procesin e përvetësimit kulturor të trashëgimisë sonë”, thuhet në reagim. “Ky incident i fundit konfirmon pretendimet tona, këtë herë në një mënyrë të pamohueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese”.

Në një deklaratë për “Kosova Online” (gazetë nën ndikimin e propagandës serbe), tre ditë pas liturgjisë, Kisha Ortodokse Shqiptare u distancua nga Bllazhda, duke e quajtur atë “mashtrues dhe person që nuk është prift”. Sipas prokurorëve, të dy personat i kanë mohuar akuzat./kb

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV