E quajti Princeshë Dianën miken e saj të mirë, deklarata e Nicki Minaj zemëron britanikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë nga fansat e Nicki Minaj që ndodheshin në Birmingham të Anglisë, nuk prisnin që reperja të bënte homazhe për Princeshën Diana. Këngëtarja 41-vjeçare ishte në skenë dhe pyeti publikun e saj: “Nga jeni?”, ku dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”.

Nicki Minaj më pas përdori një theks britanik të cilin nuk e përdor në përditshmëri, dhe foli për Princeshën Diana para turmës, duke e cilësuar atë si shoqen e saj të mirë.

“Uellsi më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princesha e Uellsit. Le të mbajmë një minutë heshtje për të” tha ajo, duke lënë turmën të habitur me deklaratën e saj.

Bëhet me dije se kur Princesha Diana u nda nga jeta, në moshën 36-vjeçare, në vitin 1997, Nicki Minaj ishte vetëm 14 vjeç. Deklarata e saj e çuditshme habiti jo vetëm publikun present por edhe të gjithë rrjetin.

“Një shoqja ime e dashur…ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana..” shkruan një komentuese, ndërsa një tjetër shton: Nëse unë mund të kem Krishtin si mik, atëherë ti mund të kesh Dianën.

 

Të fundit

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në 5 vende vakante në të...

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador/ I përkiste mafias shqiptare! Pesë në pranga

Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia dhe...

U shkarkua nga dekriminalizimi/ Agim Kajmaku përfiton 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

6 vjet pasi u shkarkua nga KQZ, si i prekur nga ligji i dekriminalizimit, Agim Kajmaku, ish-kryetar socialist i bashkisë Vorë, ka fituar në betejë...

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Një burrë sulmoi disa persona me një çekiç në një tren ekspres në jug të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi ndërmjet qyteteve Straubing dhe Plattling në Bavari....

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej...

Lajme të tjera

Web TV