Rritet kërkesa për kredi/ Bizneset marrin hua për investimet, kryeson turizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi është kthyer një ndër sektorët që ka marrë më tepër hua në banka .Bizneset kanë shtuar investimet në prag të nisjes së sezonit në një kohë që fluksi i turistëve pritet të jetë i konsiderueshëm gjatë këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në total huaja e re akorduar bizneseve është rreth 11 miliardë lekë më tepër nëse e krahasojmë me prillin e një vit më parë.Sektori i shërbimeve ka pasur një rritje të nivelit të huamarrjes kryesisht për investime nga 1 miliardë në prill të një viti më parë ka arritur në 3 milardë këtë vit.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 7%.Ndërkohë që tendencë tjetër gjatë prillit është fakti se Shqiptarët i janë rikthyer kursimeve në monedhën euro.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit prill depozitat në monedhën europiane iu rikthyen trendit të rritjes ndryshe nga ato në lekë që janë ulur për të katërtin muaj radhazi.

Ndërkohë në Shqipëri monedha europiane ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm gjatë javëve të fundit duke u shkëmbyer me rreth 100 lekë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në vend gjatë periudhës së pranverës.

Huatë e reja

Prill 2024 – 34.2 miliardë lekë

Prill 2023 – 22.7 miliardë lekë

Depozitat në euro

Prill 2024- 7.5 miliardë lekë

Mars- 7.3 miliardë lekë/kb

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV