Inteligjenca artificiale tanimë në ndihmë të njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca Artificiale mund të luajë një rol kryesor në diagnostifikimin e hershëm të njerëzve që janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës, pasi thuhet të jetë në gjendje të identifikojë anomalitë që tradicionalisht janë të vështira për t’u zbuluar.

Studiuesit në Skoci kanë nisur të testojnë se si Al mund të ketë përfitime reale për ata që janë në rrezik nga këto sëmundje. Falë pacientëve që i kanë ofruar vullnetarisht të dhënat e tyre në Regjistrin skocez të Kërkimeve Shëndetësore dhe Biobank (SHARE), studiuesit e Mjekësisë të Universitetit të Dundee kanë bashkëpunuar me një grup prej 578 personash për të parë se si Al mund të ndihmojë në diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës.

Ekipi, hulumtimi i të cilit është botuar në revistën ESC Heart Failure, ka përdorur Al për të marrë në pyetje të dhënat elektronike shëndetësore të grupit dhe skanimet e zemrës me ekokardiografi. Të dhënat më pas janë përdorur për të ekzaminuar imazhet që identifikojnë anomalitë. Studiuesi Chim Lang tha se: Kjo mund të na lejojë të thjeshtojmë identifikimin e pacientëve me dështim të zemrës. Kur krahasohen me raportet e krijuara nga skanimet rutinë të zemrës, ato të përmirësuara nga AI janë më të detajuara dhe gjithashtu mund të përpunohen në shkallë më të madhe.

Ndërkaq, sipas një raporti nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), rreth 20.5 milionë njerëz kanë vdekur në mbarë botën si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut në vitin 2021, ekuivalente me një vdekje çdo 1.5 sekonda. Çdo zgjedhje që ne bëjmë, nga ushqimi që hamë e deri te aktivitetet në të cilat përfshihemi, kontribuon në mirëqenien tonë.

Lexo edhe :  Arsyet pse duhet të fillosh të pish kefir që sot

Dietologia dhe nutricionistja Mrinal Pandit, veçoi dy zakone të thjeshta të mëngjesit që mund të kontribuojnë në jetëgjatësinë tuaj. Hidratimi i duhur është thelbësor për shëndetin kardiovaskular, ndihmon në ruajtjen e vëllimit të gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Një mëngjes i ekuilibruar është çelësi për ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të energjisë dhe parandalimin e ngrënies së tepërt më vonë gjatë ditës./E.Ç

Të fundit

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Lajme të tjera

Web TV