Itali-Shqipëri, probabilitetet e rezultateve të mundshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja 

Ndeshja Itali-Shqipëri është ndeshje kyç si për ne edhe për italjanët. Një humbje e jona pothuaj na i shuan shpresat për kualifikim në grup. Një mosfitore kundër nesh, e bën rrugën e mëtejshme të Italisë një të përpjetë shumë të vështirë në kampionatin europian.

Nisur nga rëndësia e kësaj ndeshje, në fillim të dhjetorit ndërtova një model simulacioni statistikor bazuar në të dhënat publike për dy kombëtaret dhe për të gjithë futbollistët respektivë të aktivizuar deri më atëherë. Nga 10 mijë simulacione të atij modeli statistikor rezultoi se në 67% të simulacioneve, Italia dilte fituese.

Tani që të dyja kombëtaret i kanë shpallur listat paraprake të grumbullimit, iu riktheva modelit të dhjetorit me të dhënat e futbollistëve të grumbulluar. Dhe meqë kam më shumë të dhëna në dispozicion, e rrita numrin e simulacioneve në model – nga 10 mijë në 40 mijë.

Në 61.2% të simulacioneve, Italia rezultoi fituese. Në 34.7% të simulacioneve ndeshja doli barazim. Dhe vetëm në 4.1% Shqipëria rezultoi fituese (shihni grafikun e mëposhtëm).

Ndër simulacionet që përfunduan me fitore të Italisë, pothuaj 2/3 ishin me një gol epërsi dhe 1/4 me 2 gola epërsi.  Ndër simulacionet që përfunduan me barazim, treçereku ishin 0-0 dhe pothuaj gjithë të tjerat ishin me rezultatin 1-1.

Ndër ato pak simulacione që përfunduan me fitoren tonë, pothuaj të gjitha ishin me rezultatin 1-0 dhe fare pak me rezultatin 2-1.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Përfshirja e Abrashit në kombëtare ndikoi ndjeshëm në modelin tim të simulacioneve statistikore, nga version i dhjetorit në këtë të sotmin. Statistikat e tij kanë qenë fantastike këtë sezon! Por mbetet të shihet se sa trajneri do ta përfshijë Abrashin në ndeshjen kyçe Itali-Shqipëri…/e.t

Të fundit

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi në shpellë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldren të Lezhës, ku një i...

“Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë”/ Balla ironizon ish-aleatin e Berishës

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua opozitës me ironi, duke thënë se ata kalojnë nga dështimi në dështim me...

Fushatë e egër kundër emigracionit/ 36 vende të tjera mund të hyjnë në listën e zezë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po konsideron të zgjerojë kufizimet në udhëtime, duke u ndaluar potencialisht hyrjen në SHBA, të shtetasve nga 36...

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit shndërrohet në një luftë energjitike!

Irani kërcënon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli shkon përtej strategjisë së "shkatërrimit" të programit të tij bërthamor. Uzinat e naftës bruto në...

Mbahet në Tiranë samiti SEECP/ Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit

Tirana organizoi Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i njohur me siglën SEECP, që shënoi edhe përmbylljen e presidencës shqiptare. Ministri Ilgi...

Lajme të tjera

Web TV