Zagori e lashtë po e harruar; monumentet e Hoshtevës ulërasin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Llukan Saqellari

 

Hoshteva, fshati me tri monumente kulture ose kryeqendra e Zagories sa i përket kulturës historike! Kush nuk e di le ta mësojë:

  1. Kisha e Shënpjetrit e fundit të shek. 17, kishë e stilit bizantin, me piktura murale, e vetme në Zagori dhe e dyta pas Kishës së Labovës së Kryqit në rrethin e Gjirokastrës.
  2. Ura e Hoshtevës,me harqe, e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
  3. Venjat e Hoshtevës me simotrat e saj, të Doshnicës e Konckës. Drurë të vecantë dhe sipas profesorit zagorit Akile Pite, të vetmet e këtij lloji në Shqipëri dhe më gjerë.

 

***

Po Monumentet e Hoshtevës, kjo pasuri e rrallë, ka tridhjet vjet që ka vënë Ulërimën. Përse do pyesni ju?

Se po vidhen, po shkatërrohen dhe rrëzohen për tokë! Sharra ka shtrirë njera pas tjetrës Venjat shumëshekullore! Zullume të mëdha. Të papara e të paimagjinuara më parë.

Kisha është vjedhur jo një herë, po pesëmbëdhjetë herë! Janë grabitur kondisma me vlerë të madhe e të pazëvendësushme. U zhduk i gjithë materiali i dhuruar në shekuj prej kurbetcinj hoshtevjatë me kryqe e thimjatua, c’mund të përmbajë një Kishë e pasur tradicionale.

Po fshati c’bëri? Për cdo vjedhje është ankuar te organet shtetërore, te polici i zonës, që me siguri e ka bërë problem në komisariat. Janë kryer kontrolle po me kaq cështjet e hapura janë mbyllur. Nuk u gjet asnjë vjedhës i huaj, apo i fshatit. Asnjë nuk u procedua në Prokurori. Jo një herë po 15 herë! Po cfarë shteti ashtë ky? C’demokraci e shtrembëruar është kjo e jona! C’bënë Komunat e Zagories? Media e shkruar apo televizive i kanë trajtuar problemet. Po zyrtarët e lartë e ardhur për tridhjet vjet në Zagorie c’bënë? Bashkia pse nuk vuri dorë mbi këto monumente? Pse e mbuloi prerjen e Venjave? C’interesa iu cenuan? Po dy Drejtorë Mjedisi pse mbuluan krimin ekonomik? Dhe me keq raportonin me shkrim e vulë se “nuk ka asgjë shqetësuese”! Edhe Ministria e Kulturës, e shoqëruar nga Kryetare Bashkisë, ka ardhur dy herë në Zagorie, po në Hoshtëve, në fshatin me tri Monumente, nuk ka shkelur.

Lexo edhe :  23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

Sa herë kanë ardhur zyrtarë të Mitropolisë, priftërinj e të tjerë dhe u është bëre prezente gjendja. Kanë parë me sy viedhjen e pjesshme të Ikonostasit, sigurisht nga dorë ustai dhe nuk janë ndier!

 

***

Para nga Shteti e Mitropolia është shpenzuar. Po ku kanë shkuar? Për urën e Hoshtëvës janë dhënë dy herë fonde, po firmat kontraktuese bënë punë shkeleshko dhe mballoma e Urës u shkëput dy herë. Se edhe komunat firmosën e vulosën punën gjysmake të tyre. U ndërtua Kisha e Konckës. Me goxha para. Në situatë emergjente. Po “pikturat murale të konservuara” a u ruajtën? Jo! Ato ishin vjedhur e shkatërruar më parë! Me ato pare pse nuk u ringjall Manastiri i Shënsotirit, më i hereshmi e me histori, rrëfyesi në këtë luginë për turistët kureshtarë.

Hoshteva është fshati me tri Monumente Kulture ose kryeqendra e Zagories

Treva e Zagories dhe më gjerë po e shkel me këmbë Historinë! Këto vende të virgjëra, të lashta e të pasura me histori. Se e shkelën zyrtarët e Shtetit!

Një turist francez që jetonte në Kongo, në një tunel në kushte primitiviteti më ka thënë të lisi me i mocëm pranë Shënpjetrit Hoshtevë këto fjalë: “edhe me emrin Shën Pjetër mund të tërhiqni me dhjetra turistë kureshtarë”! Sa e sa vende historike janë mbuluar, sa të tjera nuk janë regjistruar! Sa zëra të gatshëm për ta kryer këtë detyrë nuk dëgjohen nga Bashkia, kjo njësi e madhe përgjegjëse që vazhdon ta ndotë Mjedisin me kope dhish në qendër të fshatit!

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV