25 vjetori i Çlirimit/Tony Blair kthehet në Kosovë: Mezi pres t’iu shoh në familjen e OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair kthehet në Kosovë për të tretën herë pas përfundimit të luftës. Njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit në vitin 1999, në konferencë me presidenten Vjosa Osmani tha se mezi pret që ta shohë Kosovën në familjen e Kombeve të Bashkuara.

25-vite pas ndërhyrjes së NATO-s, Blair vijon të jetë i bindur se ai ishte vendimi i duhur dhe se sot duhet të qëndrojnë edhe më shumë krah popullit të Kosovës.

“Isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje, tani jam i bindur që duhet të rrimë krah njerëz të Kosovës. Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë popullin e Kosovës. Pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova zë vendin e duhur në familjen e kombeve”, tha Blair.

Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi Blair për rolin e tij vendimtar në çlirimin e Kosovës, ndërsa tha se mbetet heto i popullit të Kosovës

“Bota demokratike do të kujtohet për here kumbimin e fjalive ‘kjo është gjëja e duhur për tu bërë”. Fjalët e thëna nga Blair 25 vite më parë, ku njoftonte botën demokratike tu bashkuar për të ndaluar krimet e Milloshevic në Kosovë. 25 vite më pas edhe çdo ditë nga ajo ditë, ne ju themi faleminderit, që përkundër sfidave ju orientuat kompasin e historisë.

Ju falënderoj që jeni me ne në 25 vjetorin e çlirimit, që ta shihni mirënjohjen e qytetarëve tanë që nga viti 99 kur u radhitët në anën e popullit të Kosovës për të qenë i lirë.

Roli juaj ishte vendimtar, sikurse atëherë që ishit hero i popullit të Kosovës edhe sot jeni hero i paqes për vendimin e drejtë të asaj kohe dhe përkrahjen që i keni dhënë Kosovës në 25 vite. Ju na shpëtuat nga shfarosja që synohej nga Milloshevic. Ju vet i keni thënë që ndërhyrja në Kosovë ishte një betejë mes së mirë dhe se keqes, një betejë mes demokracisë dhe diktaturës”, tha Osmani.

Lexo edhe :  Atë që Rama e bën me Italinë, Kurti pranon ta bëjë me Britaninë

Presidentja tha se Kosova është trashëgimia më e suksesshme e Tony Blair.

“Kosova është një nga trashëgimitë tuaja më të suksesshme. Trashëgimia juaj në Kosovës, është trashëgimi e shpresës e lirisë, e partneritetit të qëndrueshëm. Të nderuar që u kemi mik dhe aleatë të Kosovës, në përpjekjet për paqe dhe progres. populli i Kosovës do ju mbajë në zemër sot dhe përherë për kontributin tuaj të çmueshëm për lirinë tonë”, tha Osmani./e.t

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV