Beleri zgjidhet eurodeputet/VOA jehonë lajmit: Pret në burg vendimin e Apelit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Zoti Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.

Ai ishte kandidati i opozitës në Himarë, dhe doli fitues me një diferencë të ngushtë votash. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar atë me dy vjet heqje lirie.

Zoti Beleri, i cili ka hedhur poshtë akuzat, e ankimoi vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Procesi ndaj tij, është shtyrë dy herë për shkak të mungesës së avokatëve të tij, një lëvizje e cila duket se kërkonte të shmangte një vendim të formës së prerë, para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Në një reagim pas rezultatit , Fredi Beleri tha përmes një mesazhi nga burgu i Fierit se ”lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes europiane”.

Legjislacioni shqiptar parashikon se një kryetar bashkie nuk mund të mbajë funksione të tjera dhe nëse Fredi Beleri shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit ai duhet të zgjedhë mes postit të eurodeputetit apo kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Por nëse dhe Apeli do të konfirmojë dënimin e tij, atëherë ai praktikisht humbet mundësinë për të drejtuar Bashkinë e Himarës, ku do të duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Lexo edhe :  I vëllai dhunoi shoferin e kamionit/ Bledjon Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan!

Kostituimi i zotit Beleri si eurodeputet do t’i nënshtrohet rregullave të Bashkimit Europian. Sipas rregullores së Parlamentit Europian përpara se të mblidhet seanca e parë e Parlamentit kryhet verifikimi i eurodeputetëve të rinj.

Rregullorja e Parlamentit Europian, përcakton se pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare, shtetet anëtare komunikojnë emrat e atyre që kanë fituar një vend në Parlamentin Evropian dhe Presidenti, nga ana tjetër, u kërkon autoriteteve përgjegjëse të vendeve anëtare të marrin masat e nevojshme për të shmangur çështjet që lidhen me papajtueshmërinë e marrjes së detyrës.

Zoti Beleri bën dallim nga eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të Parlamentit Evropian duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare./   S.M

Të fundit

Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11...

“Kryeqyteti, krenaria jonë”/ Rama: Tirana ha bukë veç, i kemi dhënë sharmin e Europës!

Kryeministri Edi Rama, në mbylljen e fushatës së PS-së është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë...

“Më e pakta 78 mandate”/ Rama ‘zbërthen’ projeksionet, Dibra vulos fitoren më 11 maj

Ky është blof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën...

Mbi 500 qytetarë në takimin përmbyllës të Ardit Bidos në Sarandë

Mbi 500 qytetarë u mblodhën sot në Sarandë, në takimin përmbyllës elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Ardit Bido. Takimi...

Jo vetëm karriget bosh/Rama e mund Berishën dhe live! PS 32 mijë ndjekës, PD vetëm 2 mijë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV