Drejtoria e Përgjithshme e Doganave del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit Policia Kufitare Shqiptare ka njoftuar për sekuestrimin e shumave të ndryshme valutash në pikat e kalimit kufitar, pasi zotëruesit e tyre nuk i kanë deklaruar.

Duke marrë shkas nga rastet e fundit dhe në funksion të ndërgjegjësimit të udhëtarëve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në ligjet shqiptare të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike. Gjithçka fillon nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

Procedurat e deklarimit kryhen pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar.

Duhet të mbahet parasysh se deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjet Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës dhe se kur konstatohet mosdeklarimi  ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, njoftoi Dogana./kb

Të fundit

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me shum kete KOD me disa...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Lajme të tjera

Web TV