Homazhe për ish-kryebashkiakun Sejdini, Balla: Përçoi mesazhin e bashkëpunimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zhvilluar këtë të enjte homazhet në Elbasan në nder të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sejdini ndërroi jetë të mërkurën, pas disa problemeve shëndetësore. Në homazhet e sotme kanë marrë pjesë figura të rëndësishme politike. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në një komunikim për gazetarët tha se Sejdini ishte një njeri i përkushtuar dhe një shembull se si të gjithë duhet të punojmë bashkë në të mirë të qytetarëve, pavarësisht ndasive politike.

“Jam shumë i prekur nga ky largim i parakohshëm i një miku të mirë si Qazim Sejdini. Kam punuar për një kohë të gjatë bashkë me të, në dobi të zhvillimit të Elbasanit qoftë si prefekt, pastaj për 3 mandate si kryetar i bashkisë së Elbasanit. Dua të them se Qazim Sejdini transmetonte qetësi, ka bërë gjithçka ka mundur në dobi të zhvillimit të Elbasanit. Pavarësisht ndasive politike, ai u mundua të përçojë mesazhin e bashkëpunimit në dobi të qytetit. Punonte çdo ditë në të mirë të qytetit pavarësisht ndasive politike”, tha Balla./kb

Të fundit

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora preferohet për adrenalinën

Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe...

Nuk ka asnjë dyshim, Ousmane Dembele shpallet lojtari i sezonit në Champions League

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé (28) është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Champions League 2024-2025. Francezi ngriti trofeun e Ligës së...

Ndryshon “loja”: Ukraina godet pikën e fortë të Vladimir Putin

Ukraina i dha një goditje forcave ajrore ruse , duke nisur një sulm masiv me dronë të dielën. Sipas mediave të huaja mësohet se...

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

Studentët kanë njoftuar një protestë të quajtur “Ngritja e Serbisë” në deri në 34 qytete në të gjithë Serbinë për sot në ora 18:00,...

Lojtari i ri më i mirë i vitit në Champions, Doue shkëlqen në sezonin e parë me Parisin

Desire Doue është vlerësuar si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i PSG shkëlqeu në finale ndaj...

Lajme të tjera

Web TV