Sefa: Është krijuar një koalicion anti-SPAK, ja pse ka frikë Edi Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Indrit Sefa në studion e emisionit “Open” në News24 tha se sot kemi një koalicion anti-SPAK, dhe do e shikoni se pas dy javësh që në atë komision do të keni socialistët e Edi Ramës dhe demokratët e Sali Berishës, ose PD zyrtare tashmë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Sefa tha se është hera e parë që ngrihet një Komision i Posaçëm, ku anëtarët janë drejtuesit e komisioneve parlamentare, pasi dakordësohen dy kryetarë grupesh parlamentare.

Ai tha se SPAK ka treguar se nis hetimet edhe kryesisht. “Për inceneratorin e Tiranës ka nisur hetimi edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ja po hetohet Erion Veliaj, sepse dikur thuhej nuk hetohet, nuk e prek njeri. Pra SPAK nis hetime, qoftë edhe kryesisht”, tha Sefa.

Sipas tij, Edi Rama ka frikë nga SPAK, përderisa ai ndërmerr veprime konkrete duke ngritur një komision të posaçëm kundër Prokurorisë Speciale, duke goditur në pothuajse çdo deklaratë SPAK.

“Mazhoranca është nën hetim e gjitha, SPAK ka lëshuar 50 urdhër-arreste dhe godet krimin në mënyrë kapilare dhe kjo nuk është sukses?”, tha Sefa. S.B

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV