Evropiani në Gjermani, 16 punonjës të policisë shqiptare pjesë e masave të sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit do të japë kontributin e saj për garantimin e sigurisë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që nis sot në Gjermani.

Për një aktivitet sportiv të sigurt, 580 forca të huaja policore janë dislokuar në Gjermani, të vendosura kryesisht në stacione hekurudhore, aeroporte dhe pikat kufitare, krahas funksionimit të Qendrës Kombëtare të Bashkëpunimit Policor.

Së bashku me shtetet, bashkitë dhe organizatorët e “EURO 2024”, Policia Federale Gjermane po punon për të siguruar një kampionat të sigurt evropian të futbollit. Patrullat e përbashkëta policore do të mbështesin policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve nga e gjithë Evropa.

Nga Policia e Shtetit Shqiptar janë dërguar në mbështetje të Policisë Federale Gjermane 16 punonjës policie, 10 të dislokuar në terren dhe 6 oficerë të nivelit të lartë, nga të cilët 2 të vendosur në Qendrën Kombëtare të Bashkëpunimit Policor në Neus dhe 4 të tjerë do të shpërndahen në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Ekipin Kombëtar të Shqipërisë.

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë certifikuar nga Ministria e Brendshme Gjermane, pas trajnimit të zhvilluar për patrullim të përbashkët./   S.M

Të fundit

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Lajme të tjera

Web TV