Kampionati Evropian i Futbollit shtrenjton biletat e avionit drejt Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e ardhshëm nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas planifikohet të ngrihen 106 avionë. Drejt Gjermanisë mikë-pritëse të “Euro 2024” do të fluturojnë 14 avionë, njëri prej të cilëve në Dortmund qyteti në stadiumin e së cilit luhet ndeshja Shqipëri-Itali.

Nëse e keni lënë për moment të fundit për të parë ndeshjen apo ka dalë një fluturim i papritur, lajmi i keq është se nuk ka më bileta të lira për në Dortmund.

Dy kompanitë “low cost” nga 23 në total që operojnë në Rinas i kanë shitur të gjitha biletat, ndërsa për linjat e tjera çmimet variojnë nga minimumi 220 euro e deri në 670 euro.

“Është normale që për një situatë të tillë, për një event të tillë gjithnjë çmimet janë të larta. Kjo pasi çmimet janë të bazuara te raporti kërkesë ofertë”, tha Besnik Vathi, agjent udhëtimesh.

Por biletat e avionit nuk janë të shtrenjta vetëm për ndeshjen Shqipëri-Itali. Të dhënat nga 23 kompanitë e fluturimit tregojnë se të paktën deri në 15 korrik, të fluturosh nga Rinasi drejt Gjermanisë kushton nga 200 e deri në 570 euro. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe kompanitë “low cost”.

Kompanitë low cost ecin me parimin e tregut. Kur ka shumë kërkesë, çmimet rriten. Së paku deri në fund të korrikut, çmimet e biletave veçanërisht drejt Gjermanisë do të jenë të larta.”

Mirëpo alternativat për çmime të lira të biletave të fluturimeve nuk mungojnë gjithsesi.

Nëse ndeshja luhet në Dortmund, ti mund ta presësh biletën në Eindhoven apo në qytete aty rrotull e nga aty të marrësh trenin për në destinacion. Kosto do të jetë disi më e ulët.”

Për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin e Dortmundit pritet të jenë rreth 50 mijë shqiptarë. Një pjesë e tyre kanë udhëtuar nga Tirana duke rritur kështu çmimet e biletave./    S.M

Të fundit

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9 vjet më parë, këndi i...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV