Më pak se 30% duan që Berisha të jetë kandidat për kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Me përkufizim, sondazhet online të portaleve nuk përfaqësojnë opinionin publik të një vendi – ato përfaqësojnë përafërsisht opinionin e audiencës së tyre. Por meqë audienca e BalkanWeb ka qenë tradicionalisht e diversifikuar, sondazhet e këtij portali mund të konsiderohen si një proksi statistikor i opinionit publik në përgjithësi.

Pas këtij shpjegimi hapës statistikor, vlen të analizohet sondazhi më i fundit online në BalkanWeb, ku u pyet “A duhet PD të ketë Berishën kandidat për kryeministër apo dikë tjetër?”.

 

Më pak se 30% e 1803 të vetanketuarve mendojnë se Berisha duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD-së, ndërsa mbi 66% janë të mendimit të kundërt (4% janë të pavendosur). Ky rezultat tregon se ka një alergji të madhe ndaj kandidimit të Berishës për kryeministër për të disatën herë.

Berisha e di vetë përse është i vendosur të kandidojë përsëri për postin e kryeministrit, por njerzit përreth tij duhet të ndërgjegjësohen se me Berishën si kandidat, mund të kenë me vete vetëm 30% të elektoratit. Gjë që i siguron ata se do të jenë në opozitë deri më 2029!/  S,M

Të fundit

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo,...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend. Ai ka...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Lajme të tjera

Web TV