Non- grata/ Berisha merr vulën, SHBA i “vë vulën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me Sali Berishën, duke konfirmuar se statusi i tij si non-grata mbetet i pandryshuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk patën asnjë deklaratë për media lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, ku Berishës ju dorëzuan çelsat e reja të shtëpisë së vjetër. Dje, Ambasada Amerikane në Tiranë kanë bërë një reagim për një prej mediave ku thekson se Amerika nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Aperlit. Ambasada thotë se qëndrimi i saj nuk ka ndryshuar dhe kreu i PD vijon të konsiderohet non-grata. Ndër të tjera, ambasada në mënyrë indirekte thotë se nga Partia Demokratike mban kontakte me persona të tjerë që i konsideron të përshtatshëm dhe me integritet moral. “Njohja de jure si kryetar i Partisë Demokratike nuk përbën arsye që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë qëndrim sa i takon bashkëpunimit me Sali Berishën”, thuhet në reagimin e ambasadës. Madje ajo ka këkruar që të gjithë të kenë kujdes nga perosnat e shpallur “non- grata”.  “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: Ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoriteteve të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individët e shpallur nga SHBA”, thuhet në deklaratë. Megjithëse fenomeni “Berisha” pavarësisht se ishte i paprecedentë është një realitet politik që duhet pranuar. Por për amerikanët kjo nuk ka lidhje. Sipas tyre, njerëzit e korrupyuar nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe politike. “Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshirë sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një prioritet kombëtar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Lexo edhe :  "Neni 210 tradhti kombëtare e Ramës, i hap rrugën shitjes së territoreve"

Berisha “non grata”

Sali Berisha u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Berisha ishte i përfshirë në akte korruptive, përfshirë shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjet në proceset publike, të cilat kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Kjo masë e ndalon atë dhe familjen e tij të ngushtë të hyjnë në SHBA.

Të fundit

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

“Për 3-4 ditë kam mbajtur emrin…”/ Ermal Fejzullahu zbulon pengun nga rinia

ftuar në episodin e radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Ermal Fejzullahu, një nga...

Lajme të tjera

Web TV