Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara.

Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.

Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm.

Deri më tani, sipas të dhënave, ekspertët kanë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por më të përhapurat janë:

Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit

Këto janë dhimbjet më të përhapura të kokës që prekin të rinjtë dhe të rriturit.

Dhimbja është e moderuar dhe ikën e vjen pa simptoma të veçanta.

Migrena

Dhimbjet e kokës janë të forta dhe thumbuese.

Të dhënat tregojnë se ato mund të zgjasin nga 4 orë deri në 3 ditë dhe përsëriten një deri në katër herë në muaj.

Migrena shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, të përziera, të vjella, mungesë oreksi dhe dhimbje barku.

Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.

Dhimbjet e përsëritura

Këto dhimbje manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante.

Dhimbja është aq e fortë sa njeriu nuk gjen dot qetësi.

Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot ulur as shtrirë.

Në rast se dhimbja është tek zona e syve, sytë skuqen, lotojnë dhe bebja e syrit zvogëlohet.

Flegra e hundës në atë zonë të dhimbjes zmadhohet dhe rrjedh.

Këto dhimbje zakonisht ndodhin një deri në tre herë në ditë dhe mund të zgjasin nga 2 javë deri në 3 muaj.

Secila prej dhimbjeve zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë, madje mund ta zgjojë pacientin nga gjumi.

Lexo edhe :  Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

Dhimbjet e kokës si pasojë e sinozitit

Këto dhimbje shfaqen tek mollëzat, balli ose mes syve.

Dhimbjet shfaqen si pasojë e inflamacionit dhe sinozitit.

Dhimbjet hormonale

Dhimbjet e kokës si pasojë e hormoneve prekin zakonisht gratë gjatë ciklit, shtatzanisë ose menopauzës.

Ndryshimet hormonale si pasojë e kontraceptivëve janë gjithashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës.

Çfarë ndodh në organizëm kur dhemb koka?

Truri është organi që të tregon kur pjesë të tjera të trupit dhembin, por vetë ai nuk arrin të ndiejë dhembje.

Dhimbja shkaktohet nga një mori sinjalesh mes trurit, nervave dhe enëve të gjakut.

Disa nerva në enët e gjakut dhe muskujt e kokës ndizen dhe i dërgojnë trurit sinjalet e dhimbjes.

Dhimbjet e kokës mund të jenë simptoma shoqëruese të disa sëmundjeve siç janë infeksionet, stresi emocional, depresioni, mungesa e ushqimit, gjumit, medikamentet e tepërta, duhani, alergjitë e të tjerë.

Migrena nga ana tjetër është diçka gjenetike që trashëgohet nga brezi në brez, tregojnë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org.

Nëse të dy prindërit vuajnë nga migrena, atëherë fëmijët janë 70% të predispozuar të kenë të njëjtin problem.

Shkaqet e migrenës janë akoma të panjohura, por  një teori mjekësore thotë se migrena ka të bëjë me një aktivitet jo të zakonshëm të trurit që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru.

Në secilën prej rasteve AgroWeb.org ju sugjeron të konsultoheni me mjekun, veçanërisht kur dhimbjen bëhen të shpeshta./ AgroWeb.org/    S.M

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV