Mozzik flet për krisjen e raportit me Noizy-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mozzik, i ftuar në podkastin e Burim Pacollit për të promovuar albumin e tij “Mërgimtar”, foli ndër të tjera edhe për raportin me Noizy-n, duke u shprehur se nuk e di fare se çfarë ka ndodhur mes tyre.

“Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë (kënga është rikthyer në YouTube). Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram”, tha ai.

Më tej, vijoi:

“Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Instastory e mos të di asgjë dhe akoma s’di.”
Pas suksesit të këngës “Bonjour Madame”, krejt papritur ajo u fshi nga YouTube. Më pas, reperët fshinë edhe fotot e përbashkëta në Instagram dhe u aludua se për krisjen e tyre, kishte gisht Loredana, por reperi e ka sqaruar.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e çfarë ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Nga ana ime nuk ka pasur asnjë lloj çalimi. Kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte”, ka thënë Noizy.

Çfarë ka ndodhur (tjetër) mes reperëve?

Edhe pse Mozzik nuk di gjë, ne ca kunja i kemi vënë re. Kur Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin e Dortmundit, Karim-David Adeyemi, Mozzik e thumboi raportin e tyre.

Lexo edhe :  Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Mozzik, një ditë pas lajmit, publikoi një video ku bëri me dije se është tanimë tifoz i Bayern Munich, me të cilin Dortmundi ka një rivalitet që nga mesi i viteve ’90.

Më pas, Noizy i doli në mbështetje mikes së tij dhe veshi bluzën e Dortmundit, bashkë me emrin e të dashurit të saj. Karim Adeyemi dhe Loredana janë parë shpesh nëpër koncertet e Noizy-t, kështu që qartazi, miqësia e tyre vijon të jetë ende e fortë.

Gjithashtu, Noizy i ka hedhur edhe një kunjë Mozzik, i cili sipas tij ka blerë diku te 700 mijë ndjekës në Instagram, duke u bërë një ndër reperët më të ndjekur./E.Ç

Të fundit

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Lajme të tjera

Web TV