Publikimi i tezave të Matematikës, reagon menjëherë ministria e Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron të gjithë maturantët dhe opinionin publik se procesi i provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë po kryhet brenda të gjitha standardeve të sigurisë të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Ritheksojmë se publikimi i tezës së provimit të Maturës, pas nisjes së provimit, nuk cenon në asnjë rast procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin, vazhdojnë të zhvillojnë provimin në lëndën e Matematikës qetësisht dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore, duke krijuar çdo mundësi për maturantët që të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e tyre të përfituara gjatë shkollës së mesme në Matematikë.

Masat e marra paraprakisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat arsimore, si, monitorimi i rreptë i ambientit të provimit përmes kamerave të sigurisë, trajnime shtesë për administratorët, kontrollin rigoroz të hyrjes dhe daljes në ambientet ku zhvillohen provimet, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e kushteve të provimit për të krijuar një mjedis miqësor që ndihmon në reduktimin e stresit të maturantëve dhe përmirësimin e performancës së tyre janë siguria që Procesi i Maturës Shtetërore të jetë një proces transparent dhe i drejtë për të gjithë maturantët./    S.M

Të fundit

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: SHBA nuk do të ndërhyjë më si dikur në Ballkan!

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin...

Sulmi i Iranit mbi Izrael, reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet e fundit të situatës së sigurisë në Izrael, duke deklaruar se...

14 qershor 1966/ Mbaron censura, Vatikani shfuqizon “Index Librorum Prohibitorum”

Përgatiti: Leonard Veizi Index Librorum Prohibitorum (Indeksi i Librave të Ndaluar) ishte një listë zyrtare librash që Kisha Katolike Romake i konsideronte të dëmshëm për...

Kërcënon Teherani: Jemi gati të hedhim 2.000 raketa ndaj Izraelit

Ushtria iraniane është e gatshme të lëshojë “rreth 2.000 raketa drejt Izraelit në sulmet e ardhshme”, dhe “sulmet tona raketore do të jenë 20...

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet kanë zhvilluar të vazhdueshme të...

Lajme të tjera

Web TV