Romantizmi rrugor, precedent me tabela e semaforë të mbuluar nga gjethet e pemëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Në tërësinë tonë, ne si shtet vuajmë thellësisht nga sinjalistika rrugore.

Udhëkryqet e paqarta dhe sinjalet e ndërruara pa rregull e bëjnë rrugëtimin në udhët e Shqipërisë shumë të vështirë dhe të pasigurt. Tabelat e shenjave rrugore shpesh nuk janë të qarta, të vendosura saktë ose mungojnë fare. Kjo i lë drejtuesit e automjeteve në pozitë të vështirë, duke i detyruar të bëjnë vlerësime të shpejta dhe të pasigurta.

Ec e të japësh teorinë pastaj, për të marrë patentën.

Mungesa e standardizimit është një problem i madh. Sinjalet rrugore duhet të ndjekin një model dhe stil të përbashkët, që të sigurohet koherenca dhe lehtësia e përdorimit për të gjithë shfrytëzuesit e rrugës. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e aksidenteve dhe do t’i bënte rrugët më të sigurta.

E dini për çfarë njihet Nju Jorku? Për standardizimin e semaforëve në ngjyrë të verdhë e që i dalin drejtuesit të mjetit m’u të hunda, pa lënë mundësinë të gabosh, apo të thuash: nuk e pashë.

Nuk dua t’i krahasoj rrugët e Shqipërisë me të asnjë vendi evropian, por mjafton të kalosh pikën doganore të Morinit për t’u hedhur në pjesën tjetër të Shqipërisë, në Kosovë, dhe do ta kuptosh cilësinë.

E pra shqiptarë ne, shqiptarë ata. Dhe krahasimi bëhet mes shqiptarësh tek e fundit.

Deri këtu fjalën e kemi pasur për tabelat në autostradë. Halli tjetër i madh është sinjalistika brenda qyteteve. Dhe ne qytetet i kemi të gjelbëruara. Pemë nga të pyllit orbital e bar për gomerët sa të duash.

Por dhe kjo e ka të keqen e vet.

-Bari i gjelbët të çlodh sytë, – shprehej studenti Bardhyl që kishte zbritur nga Kukësi në kryeqytet për të mësuar t’i binte violinccelit. Por në periudhën kur fiksoheshin në pelikul pamjet e filmit “Në ccdo stinë”, nëpër rrugët e Shqipërisë e të qyteteve të saj lëviznin vetëm makinat e komunales.

Në Shqipëri, rrugët janë shpesh të mbushura me sfida të ndryshme për drejtuesit e automjeteve. Një nga këto sfida është pamundësia për të parë qartë semaforët dhe tabelat rrugore për shkak të gjetheve të pemëve që i mbulojnë ato. Kjo situatë krijon precedentë të rrezikshëm që ndikojnë në sigurinë e trafikut.

Dhe vizave orientuese në tokë që u del përditë boja e nuk dallohen më.

Në shumë qytete shqiptare, rrugët janë të veshura me rreshta të gjata pemësh, të cilat gjatë stinës së verës dhe pranverës mbushen me gjethe të dendura. Këto pemë, edhe pse shtojnë bukurinë natyrale të qyteteve tona dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, shpeshherë bëhen pengesë për shikueshmërinë e drejtuesve të automjeteve. Kur semaforët dhe tabelat rrugore mbulohen nga gjethet, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë llogari dhe supozime të cilat shpesh çojnë në vendime të gabuara dhe aksidente të panevojshme.

Imagjinoni një kryqëzim të ngarkuar në qendër të Tiranës. Një drejtues automjeti afrohet dhe pret të shohë sinjalin e semaforit për të kuptuar nëse duhet të vazhdojë përpara apo të ndalojë. Por, semafori është i mbuluar nga degët e një peme të madhe, dhe ai duhet të marrë një vendim të shpejtë bazuar në informacion të pjesshëm. Një tjetër makinë afrohet nga ana tjetër, dhe as drejtuesi i saj nuk ka një pamje të qartë. Në një çast, situata kthehet në një kaos të plotë me rrezikun e një përplasjeje të afërt.

Lexo edhe :  Pyetja e Adit

Shyqyr që drejtuesit e automjeteve në Tiranë e kapin me nuhatje ku është semafori. Por kur ndërron qytet dhe nuk e njeh mirë atë, rastësia të shpëton nga precedenti. Në të kundërt, hall koke në fillim, e pastaj hall hekurave të makinës me polici e siguracione.

Dhe mirë nëpër qytete, por gafa gjen ngado dhe në rrugët nacionale. Si në rastin konkret, – të ilustruar me një foto, – kur askush nuk është në gjendje të deshifrojë se përse një tabelë “ndalim kalimi” qëndron krenare ne mes të rrugës. Kë ndalon, për ku ndalohet, si, qysh, tek…? Pyetje pafund. Përgjigje asnjë.

Ky problem është jo vetëm një çështje e estetikës urbane, por mbi të gjitha, një çështje e sigurisë publike. Kjo situatë kërkon një ndërhyrje të menjëhershme dhe të qëndrueshme nga autoritetet përgjegjëse. Duhet të krijohen programe të rregullta për krasitjen e pemëve që ndodhen pranë rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve. Po ashtu, duhet të vendosen sinjale shtesë ose të zhvendosen semaforët dhe tabelat në vende ku janë më të dukshme.

Nëse nuk ndërmerren hapa të tillë, rreziku i aksidenteve do të vijojë të rritet. Në fund të fundit, përmirësimi i infrastrukturës së sinjalizimit rrugor është një investim që shpëton jetë dhe përmirëson cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve. Rrugët tona duhet të jenë të sigurta për të gjithë përdoruesit, dhe një pjesë e rëndësishme e kësaj është sigurimi që çdo sinjal dhe tabelë të jetë e dukshme dhe e lehtë për t’u kuptuar.

Një zgjidhje e mundshme do të ishte rishikimi i rregulloreve dhe standardeve të sinjalistikës rrugore, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Gjithashtu, do të ishte e rëndësishme të kryhen inspektime të rregullta dhe të kryhen rregullime e përmirësime në vend. Kjo do të siguronte që sinjalistika të jetë gjithmonë e qartë, e përshtatshme dhe funksionale.

Prandaj, le të kujdesemi për pemët tona, por edhe për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që kanë nevojë për udhëzime të qarta për të lëvizur në qytetet tona në mënyrë të sigurt dhe të qetë.

Por te cilat standarde ndërkombëtare mund të bazohet Shqipëria për të përmirësuar sinjalistikën rrugore?

Po të kërkosh imtësisht do të të marrësh rekomandimin se ekziston Manuali i Udhëzuesve Ndërkombëtare për Sinjalet Rrugore, i cili është krijuar nga Departamenti Amerikan i Transportit, e që ofron udhëzime dhe standarde të detajuara për dizenjimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore. Vetëm duke bërë përmirësime të tilla, Shqipëria do të mund të sigurojë një rrjet rrugor të sigurt dhe të arritshëm për të gjithë.

Por deri atëherë as në ëndër nuk mund të pretendosh të bësh rrugët me pagesë, e jo më ta bësh fakt të kryer vendosjen e traut.

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Lajme të tjera

Web TV