Fatet njerëzore në sagën myzeqare të Taip Sulkos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çerçiz Loloçi

 

Taip Sulko vjen sërish para lexuesve me romanin befasues “I arratisuri”, një rrëfim i pazakontë që endet mes të shkuarës dhe të sotmes, me një galeri të pasur personazhesh, vendosur në qytezën e Anadellit dhe jo vetëm, që secili veç e veç dhe të gjithë së bashku, siç ngjet me raporet njerëzore, janë përherë në kërkim të lirisë.

Në krye të veprës, në një intervistë me të përditshmen ‘Ylli i Shpiragut, në formën e një prologu autori rimerr tablonë e Delakruasë “Liria në barrikada” si për t’i thënë lexuesit se liria është mbi gjithçka për qënien njerëzore dhe jo vetëm. Po ashtu ai përpiqet të pohojë se është dhe nuk është ai personazhi kryesor, ndërsa në fund të librit, në formën e një epilogu, po te e njëjta e përditshme ai shkruan:

“Dua të ve në pah se, për shumë kohë, kjo vepër më ka mbajtur në një ethe të gëzueshme krijuese. Si i thonë, më ka mbushur zbrazëtinë në netët e gjata të dimrit. Por kam edhe një arsye të veçantë, të cilën dëshiroj ta përmend – shkrimi i këtij libri për mua ka qënë një kënaqësi sipërane, puna me të gjithnjë më ka tingëlluar si një muzikë, që për nota ka shkronjat e gjuhës shqipe. Dhe e fundit, rëndësi ka sesi sillet vepra me ty, pasi e ke mbaruar. Sa herë e rilexoj romanin ‘I arratisuri’, më ngjan se jam brenda një bote tjetër, një botë e vogëlth, e cila, edhe kur qëllon që harrohem e nuk i bëzaj, më sheh në sy e qeshur dhe më flet”.

Romani i konceptuar si triptik, tri pjesë, me librin e arratisjes së parë me 21 kapituj dhe ineremexo midis, atë të dytë me 23 kapituj dhe atë të tretë me 25 kapituj që ecin shpejt, nga episodi në episod dhe nga ngjarja në ngjarje, ndonjëherë në kufijtë e të pabesueshmes.

Në qendër të prozës romanore jane tre shokë, Ermiri, Luani dhe Agimi, që kanë jetët e tyre të veçanta, po edhe të përbashkëta në arratisjet e njëpasnjëshme dhe rreth tyre vijnë protagonistë më qendrorë si Lalë Rrapi e Mentor Shelgu apo edhe të tjerë periferikë me gjyshen, Radiopërhapjen, të plotfuqishmin, mësuesen e rreptë Sose, Ulumatin etj.

Lexo edhe :  Onufri, vazhdon traditën në Elbasan - Me “Tinguj pranverorë”…

Ndjesia e parë që të vjen pasi e lexon dhe e rilexon këtë vepër është ajo që autori sjell një ndihmesë të ndjeshme në letrat shqipe duke sjellë në mënyrë artistike një trevë të rëndësishme shqiptare, siç është ajo e Myzeqesë me traditat, zakonet, ritet e hershme dhe të reja; ndërsa ngjarjet zhvillohen në periudhën e regjimit diktatorial në roman ndërthuren edhe ngjarje e personazhe të së shkuarës e të ditëve të sotme.

Autori bën kujdes për ta tërhequr lexuesin në rrjedhën e rrëfimeve të personazheve, të cilët janë të pangjashëm me njeri-tjetrin dhe secili prej tyre ka diçka të veçantë në plotërinë e gjithë librit.

Dashuria është një tjetër motiv që zë vend gjerësisht në libër; kujtojmë lidhjen intime të Ermirit me Sidritën, të Lalë Rrapit e Mentor Shelgut me të njëjtën femër, ciganen e hijshme Anja, të mësuesve që duheshin me shpirt pavarësisht ecejakeve të pushtetit që herë i degdiste në një skutë të humbur dhe herë i rikthente në qytet.

Përpos tyre nuk mungojnë dhe dashuritë e palumtura si çmenduria e burrit ndaj gruas që e tradhtonte me një të dashur dhe që u detyrua të kthehej në murgeshë, të drejtorit që e kapi në flagrancë gruan me shoferin e vet dhe u preu veshët të dyve dhe ndodhi të tjera që janë të pranishme në jetët njerëzore.

Ndër faqet më të bukura në roman është jeta e ciganëve, të vendosur mes dy qytezave, Anadellit dhe Pllanës së Kuqe, që enden sa në një fshat në tjetrin, me gëzimet e dhimbjet e përditshme, por shpesh edhe me dashuritë e tyre herë të kurorëzuara në lidhje të qëndrueshme e here të ndërprera në mes për shkak të paragjykimeve.

Njerëzit e artit, më saktë ata të aktrimit që mblidhen në teatrin shëtitës zbulojnë të tjera karaktere të spikatura dhe sjellin të tjera emocione në përkushtimin e tyre për të rizgjuar mendjet njerëzore të ngushtuar dhe izoluar nën zhgunin e pushtetit autoritar.

Autori është mjeshtër i përshkrimit të personazheve, të mjediseve në fshat, qytezë apo qytet, të vendeve të mrekullueshme.

Romani përbën një skenar më vete që duke ardhur në ekran merr një vlerë të dyfishtë dhe thekson më me forcë dy mesazhet kryesore të tij, lirinë dhe dashurinë.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV