12-vjeçarit me epilepsi i vendoset një pajisje në tru për të kontrolluar krizat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë me epilepsi është bërë pacienti i parë në botë që provon një pajisje të re të vendosur në kafkën e tyre për të kontrolluar krizat. Neurostimulatori, i cili dërgon sinjale elektrike thellë në trurin e tij, ka reduktuar krizat me 80%.

Nëna e Oran Knoëlson, Justine, tha për BBC-në se ishte shumë e lumtur sepse djali i saj tani kishte mundësi të jetonte normalisht.

“Kjo sëmundje i ka rrëmbyer të gjithë fëmijërinë”, tha nëna e tij.

Operacioni u krye në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e një prove në spitalin Great Ormond Street në Londër, kur Oran ishte 12 vjeç. Oran, nga Somerset, ka sindromën Lennox-Gastaut, një formë epilepsie rezistente ndaj trajtimit të cilën e zhvilloi në moshën tre vjeçare.

Krizat e epilepsisë shkaktohen nga shpërthime jonormale të aktivitetit elektrik në tru. Pajisja, e cila lëshon një puls konstant të rrymës, synon të bllokojë ose prishë sinjalet jonormale.

Operacioni, i cili zgjati rreth tetë orë, u zhvillua në tetor 2023. Ekipi, i udhëhequr nga konsulenti neurokirurg pediatrik Martin Tisdall, futi dy elektroda thellë në trurin e Oran derisa arritën në talamus, një stacion kyç për informacionin neuronal.

Në të ardhmen, ekipi planifikon të bëjë që neurostimulatori t’i përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në aktivitetin e tij të trurit, në një përpjekje për të bllokuar krizat./kb

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV